12.5 C
Tiranë
E premte, 3 Prill 2026

Pregaditi per botim: Gjin Musa

SOT POETJA Drita Haxhillari KA PERVJETORIN E DITLINDJES.

Gazeta “Nji Dritare e Re” me botues z.Gjin Musa i uron te festoje 100 pervjetore me plote shendet dhe lumturi,plote krijimtari.Gezuar Poete ditlindjen.Gëzuar Ditëlindjen !

Kush je ti !?L'immagine può contenere: 1 persona, persona seduta e spazio al chiuso

E djeshme a sot,asgjë apo gjithçka,
saktë apo më kot,cili je nga këta..?
Zvarritur a vrapuar…hije mbi tokë,
dremitur,zgjuar,askush në k’të botë.
Mënjanë a matanë,fasadë a ilustrim,
më the-të thanë,realitet a mashtrim.
Flakje apo cikje,neveri a ledhatim..
Ardhje apo ikje,çudi a dëshpërim..
Rastësi a flagranc’ montim i huazuar,
ironi apo arrogancë,profil i shëmtuar.
Kopje e dyzuar,stisje në shpërfytyrim,
sajesë e arnuar,me autorësi anonim.
Oreks i tepruar,ethshëm nën lëkurë,
formulë e ngatërruar,ngërç si dikur. Udhëkryq apo avaz,dilemë në robëri,
hiq maskën të thërras- kush je ti !?
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt:03.05.2020.

Ngjyrat e vargut tim…L'immagine può contenere: 1 persona, in piedi, pianta, fiore, montagna, bambino, albero, spazio all'aperto e natura

Vargu im,rrjedh lirshëm,si një ujëvar’
brenda tij buron…një zemër qelibar.
Vargu im mëndafsh,mantel butësie,
brenda tij një shpirt,univers mirësie.
Vargu im,bardhësi…si dëbora në mal,
brenda mban pastërti,si ujë kristal.
Vargu im i çiltër…si bota e një fëmije,
brenda tij…një botë e tërë pafajësie.
Vargu im,revoltë…si deti në stuhi…
në çdo germ’ a fjalë,apel për drejtësi.
Vargu im pasion,s’ka të përshkruar,
ndjenjë,emocion,zemër dashuruar.
Vargu im plot ngjyra…nur e hijeshi,
bio si vet natyra,oqen plot dashuri.
Vargu im traditë..vlera në përjetësi,
vargu im çdo ditë,nota në melodi..
Vargu im,sfidë,dhimbje në k’të botë,
vargu im,rilind…buzëqeshje në lot.
Vargu im shkruar,amanet n’përjetësi,
dhuratë e paçmuar,për lexuesit e mi.
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt:30.04.2020.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.