Trendafilat!
***************************
Me veshtrimin hedhur tej
Lind mengjesi bukur kur vjen
dielli i sapo dale,me buzeqeshje te lehte
me rreze te arta ndricuar,
shoh gjelberimin e bukur te pranveres.
E oborri me aroma lulesh, aroma trendafilash,
lekunden petalet e ngjyra shperndajne,
shkrijne mendimet ne bukurine qe mbajne.
Heret ne mengjes dal e u mar ere
trendafilave plot vese,
kenaqesi e madhe eshte ti pershendese. Trendafil i kuq dashuri dhe pasion
e gjakta ngjyre e ketyre petaleve
veshur me delikatese,
theket e atheta ne shije,
gjethe te bukura me gjemba te shumta.
Trendafil i kuq q’me fal bukurine,
q’me fal kenaqesine.
Trendafila te bukur me shkelqim mbreteror,
me bukurine tuaj eshte zbukuruar ky oborr,
me adhurim,perulesi ju admiroj
aromen tuaj keni perhapur
keni mbuluar qiell e toke.
Trendafil i bardhe me aromen tende
sjell magjine, sjell simpati,
spiritualitet simbol i dashurise,
Je lule tradicionale e marteses
perfaqeson unitet,
virtyt dhe dliresine e dashurise.
Trendafil i bardhe ngre ndjenja,
dhe nje zemer me te veshtire.
Me dhimbjen e madhe te kesaj bote,
celin gonxhe trendafili me arome shprese,
sot gjeta me te bukurin hyjezim,
ajo u krijua n’muzen e shpirtit,
me trendafila ngjyra te bukura,
me arome dehese solli dhe magjine!
Albana Gjoni Semini D.23. 04.2020