PERSE VATIKANI S’PO E NJEH KOSOVEN SI SHTET SOVRAN?
Shteti i vogel i Vatikanit ëndë nuk po e njehë Kosovën si shtet të pa mvarur dhe sovran..!
Si shtet mbrenda shtetit me drejtim njëqind për qind fetarë Vatikani mendoj se do ishte e udhës ta njihtë i pari Kosoven si shtet sovran.
Është mjaftë e quditëshme kjo sjellje aspak dashamirese dhe aspak humane e një udheheqje ku predikon gjithënjë ne politiken e vet vlera tolerance dashurie dhe humanizmi.
Lind pytja kush e pengon selinë e shënjtë ti njohë një të drejtë të pa diskutueshme dhe të mohuar prej më shumë se një shekulli popullit dardan nga klika serbomadhe dhe disa oborrtarë të kancelarive europjane.Të cilën e ndanë truallin e Shqiperisë në kafenet e Londres si të ishtë torta e zaptueseve…
E kush më mirë mund ta dijë të verteten e pazareve te fuqive te medha ne kurriz te popullit shqiptare se sa vetë selia e shënjtë e Vatikanit?!
Ndaj kemi te drejt ne si komb dhe nipër të Gjergj Kastriotit ti kerkojmë llogari një më një të gjithë qeverive te kontinentit tonë të vjeter Europe per padrejtesine që na bënë në shekullin 19 të,si dhe indiferntizmin qe po tregojnë aktualisht për çeshtjen e kombit Shqiptare.
Perse u dashka deskmriminuar populli dardan,e ndersa ledhatohet populli dhe shteti serbo-sllav?
Perse i mohohët nga selia e shënjtë e Vatikanit e drejta themeltare popullit dardan qe jeton prej shekujsh në trojet e veta legjitime?
Perse shteti Vatikanit hesht përpara ketij fakti të pa mohueshëm apsolutisht?
Mendoj se i gjithë komuniteti fetarë ne trojet Shqiptare autoktone duhet medoemos ti drejtohet me një notë proteste shtetit dhe Selisë Shënjtë të Vatikanit ku ti kerkohet njëzeri njohja e shtetit te Kosoves sa më parë.
Ky është detyrim moral e kombetare të cilin krerët e komuniteteve fetare duhët ta parashtrojnë urgjentisht në tryezen e gjithë qeverive te Europes e ne veçanti shtetit Vatikanit.
Koha nuk pret më.
Ora e ngecur duhet akordisur sot sa është ëndë e pa ndryshkur.