Dite e bukur ishte kjo sot
S’dija ke me pare te uroj,
Gezime dy ka zenra ime
Ditlindja mamit per Bajram qelloi.
Dora nisi shkruan s’po ndal
Shpejt urimet miqesise dergoi
Urimi per ditelindjen e nenes
Zemren thelle si vale pushtoi..
S’di ne munda dot te gjitheve
T’ju uroja ne vecanti,
Tani me vargje ju uroj
Gezofshi te gjithe pleq e te rinj…
Per te gjithe miqesia ime
Nis nga zemra kete urim,
Le te jete Fiter Bajrami
Si nje tjeter i ri fillim …
Ardht’ i mbare ne cdo shtepi
Kudo mbreterofte harmonia ,
Te lumturohet e gezoje cdo njeri
Ne cdo familje u shtofte begatia ….
PER TY E SHTRENJTA IME ..
Ne preherin tend nene , ne netet e gjata ,
Sa here qava , qesha , duart drejt teje zgjata…
Moj nenokja ime , sa nete pa gjume kalove ,
Kur perflakesha nga ethet, mbi koke me qendrove …
Sa here derdhe lote, zemra si zog te dridhej ,
Kur s’dija te tregoja, se ku e kisha dhimbjen …
Ehhh, moj floke arte ,prane meje ti ishe
Edhe kur gabova ,nje pergjigje e kishe
Shkuan vitet nena ime , sot je plakur ti
Une dhe pse ne moshe , per ty mbeta femije …
Rrudha plot fytyra ,po rrudhen dhe une
E prap Zotit i lutem , te rrosh gjate e shume…
As rrudhat , as thinjat , dot s’ti numerova
Te gjej cilat jane , ato qe une ti shtova..
Kurre nuk te pyeta , kur qave me shume
Kur isha e trishtuar ,apo e lumtur une ..
Ne cepat e syve , per mua nena ime
Gjithmone pate lote, ne halle e gezime.
Tani nuk nxiton, capitesh me ngadale
Por mbetesh mbretereshe , hijerende si mal ..
Dhe lutem , lutem shume , dhe me ze ndonjehere,
Te te kem sa me gjate, dimra e pranvere
Nga shpirti sot me del, URIMI PER TY
PERENDESHA IME te kam drite ne sy .
Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 24/05/2020
FESTO NE QIELL , PAPULI IM…
Kjo eshte ora kur ti ke lindur …
Lotin sot bej qe ta ndal
S’di pse nuk me bindet jo,
Nuk po mundem fare pa fjale
Te te uroj , s’po e bej dot …
Shpesh me thoshe , kur te shkoj
Kujto kur shetisnim te dy
Doren fort kur ta shtrengoja
Na qeshte buza , e qeshnin syte…
Te kujtoj cdo dite papuli
Dhe baluken dredhur mbi balle,
Ngre syte , sot qan dhe qielli
Ehh sa shume per ty kam mall…
Mall qe me nuk po te shoh
As diren dot me nuk ta prek,
Mall se s’mund te te uroj
Babi u befsh dhe 100 vjet…
Mall per syte qe fort te ndrinin
Per fjalen tende , qene shpresa ime
S’doja qe kto dite te vinin
Me mungojne te tuat bekime …
Mu dogj xhani nga meraku
S’bie me as telefoni,
Nuk me vjen me as te pragu
Te na pyesesh si jeni e shkoni …..
Sot te porta jote u ndala
Shi bie e s’me sheh kush,
desha te uroj por mu pre fjala
Lote e shi u ndezen prush …
Hodha syte nga qielli gri
Qante dhe ai me mua ,
Se s’te kam prane , s’me ke as ti
Por n’lugth zemre gjithmone te dua …
Prandaj sot mos harro me eja
Fund veshi folme si dikur,
Tregome perralla e rrefenja
Per mbeta foshnje s’u rrita kurre…..
Me ato fjale le t’me zere gjumi
Njesoj si atehere femije ,
Sado te shkojne vite te plakem
Kembore fjalet e tua me rrijne…
Mos mi shih tani kta lote
Se qan zemra , jane lote malli,
Te betohem se si mbaj dot
Habibi im plakur , me zemer djali…
Ndaj festo, festo ne qiell
Prehur ne parajse te Zotit,
Gezo. Per mua ti behu diell
Do t’uroj cdo Maj , te cdo moti ….
Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 21/05/2020