21.5 C
Tiranë
E martë, 7 Prill 2026

Kristina Demiri Dojce

DASHURIA PËR RRUGËN KU U RITA.

L'immagine può contenere: 5 persone, persone in piedi, albero e spazio all'aperto

Kur erdha në jetë, më deshe e para ,

pa më thënë mua të dua, isha fëmijë,

nuk dija nga dashuria, nuk njihja andralla,

ishte kohë mungesash,s’ishte kohë për dashuri,

Erdha tek ti si një shqereë më këmbë ,
me duar bashkë, nuk dija të ecja,
u përplasa tek ti, gjuri ende më dhëmbë ,
por nga çdo rrëzim kuptim merrte jeta,
Kudo kam shkelur, kudo kam shkuar,
gurët e tu i kam marrë me vete,
kam qarë e klithur,por dhe jam penduar,
tek ti jam kthyer, plot gjallëri jete,
S’të ndëroj me autostradat gjigande ku shkela,
s’të ndëroj me rrugë teë gjëra plot hijeshi,
në gurickat e tua me vargun tim unë mbeta,
dhe kudo që të shkoj do të kthehem përsëri
ATDHEU IM
Tani që jam larg
dërgomë një gur,
pak pluhur,
ta bëj gjerdan,
ta varr në gushë,
ta puth, të nxjerr mallë,
Jemi larg, po jo ndarë,
më jep fuqinë,
të të dua më shumë,
tëjemi të dashurara
deri në varr,
ashtu si dikur,
me gurë, me baltë
me pluhurin tënd
të embël mjaltë

Mare nga libri im.

FOL SHQIP,

RUAJ KULTUREN , TRADITEN SHQIPTARE KUDO KU JETON.

TE JEMI KRENARE PER EMRIN E NDRITUR SHQIPETAR.

Ne kuadrin e Festes se Shumegjuhesise, qe u zhvillua, nga datat 13 -..17,16,19 Maj,, ne qytetin e Selenikut, nga Bashkia e ketij qyteti, ne mbeshtetje nga Ministria e Zhvillimit te Kultures, u paraqiten 217 lloj aktivitesh te ndryshme, per te treguar traditat, kulturen e te gjithe popujve qe jetojne ne Selenik

Midis tyre edhe Shqiperia, me nje pavion te vecante e me aktivitete te ndryshme me pjesemarrjen e Shoqatava e Organizatava te ndryshme., midis tyre edhe ORGANIZATA JETA, me grupin e valleve..

Nje feste e mrekullueshme, qe zhvillohet per here te shtate e ku shpaloset, flamuri shqiptar e ku ndjehemi te barabarte e miq midis gjithe popujve..

Eshte nje feste, qe fal mirenjohje dhe deshiren e popujve, te jene vellezer e te jetojne ne paqe.

Falenderim, Bashkise se qytetit, kryetarit Jani, Butarit, organizatoreve, pjesemaresve e ne vecanti zonjes Pavlina Evro Ylli, Konsulles se Pergjithshme te Konsullates Shqiptare, qe jep kontributin e saj te cmuar e ndodhet prane te gjithe shqipetareve e ne aktivitetet qe organizohen

Falenderojme te gjithe pjesemarreit, qe na duar trokiten, qe kerxyen me ne, qe beme mike te reja si zonjen

Theodorou Betty

,,greke, qe nuk pushoi se theni..BRAVO.

Per te gjithe pjesemarrit u dhane Flete Falenderimi dhe dhurata simbolike.

Ne emer te Organizates JETA, Selenik mu dhuruan mua, po ATO.. takojne te gjithave grave e ne vencanti grupit te valleve.

Suksese te gjitheve e keshtu te bashkuar i ngrejme lart vlerat ATDHEUT, SHQIPERISE MEME.

Keto na bejne KRENARE,po na shtrojne edhe detyra..

TE FLASIM SHQIP,

TE SHKRUAJME E TE LEXOJME SHQIP..

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.