Fitore Haklaj Pakategori 30 Maj 2020 Updated: 30 Maj 2020 Nga Gjin Musa Kure flete shpirti i poetes “Fitore Haklaj” cikel me poezi. DHEU I NËNËS SIME Mallë kam për tokën time Ku u linda për të pa dritë Sa më dashuri më fali gëzime Kjo tokë shih si më ka rritë Malli për ty nuk mund të shkruhet As të vizatohet në një fletë Kur vëj këmbën në tokën time Nuk ndjëj më asnjë peshë Jam një zog e liruar nga kafazi Kur shikon tokën më ngrohet balli Sytë më mbushën lotë gëzimi Trupit tim si mbetët fije hidhërimi Sa mallë kam kur shoh ato bjeshkë Aty ku ka histori e dhimbje shumë Ato ngjyra që rrefejnë ndjenja Ah sa mallë veç kur flas për ju Më mallë rri kur largohëm toka ime Nuk të shuan malli asnjë pasuri tjetër Vetëm ti ke fuqi të jem e gëzuar Për mallin tënd nuk po shoh as dritë vere I numëroj ditët që nuk kryhen kurrë Kur jam në dheun tim koha ka nxitim Me mallë shuhen edhe kujtimet Më bartë në shpirt dheu i nënës sime. TEK TI ËSHTË BOTA IME Rrugën që më kthente në shtëpi gjithmonë e njoha Atë per të ikur në mërgim Kurrë nuk e kujtova Kur deshta të kthehem në vëndlindje Ah sa mirë e dita Rruga më e bukur që unë e rrugëtova E njoha anën e djathtë Por të majtën jo Ajo që më rrethoj në fëmijëri Më kujtohet edhe sot Atë që bëra dje Nuk dua as ta kujtoj Nëpër rrugët e drejta Nuk takova njeri Kur filluan ato më leqe Në një kthesë ishte një I dhurove dorën Ma muar edhe fytyrën Nuk i fole fare Të shikojnë si një bishë Po i fole ëmbël Kjo është gjuha ime Nwse nuk e shikon Thonë femra më e keqe që njoha unë Nuk mund të pajtohem Se si ka mundësi të lëndosh dikë As mos më e ndjerë në shpirt Ajo që më frikëson Edhe më shumë Çka kanë në mendje Dhe çka kanë në trup Gjak njeriu apo diçka tjetër Apo kanë lind Në një botë të huaj E vinë në një botë tjetër Bota që deshta unë është më plotë lule Më lisa të gjatë e fusha shumë Më male të larta e më yje plotë Më dashuri e paqë Të çdo njeriu Edhe dhimbjet natyrore të kalohen më dashuri Kjo është bota që e duan edhe çdo fëmijë Edhe kafsha që jeton në natyrë I ka momentet e saj Dhe ndjenë dashuri E ruan rrethin Sikur një shtëpi I shikon të vegjëlit e saj më plotë dashuri E ruajnë natyrën ashtu siç kanë mundësi Aty mendoj shumë, o Zot si ka mundësi Botën ta ruan më shumë Se sa një njeri. Edhe unë e dua një botë plotë jetë dhe atdhe dashuri . MOS MA NDALO DIELLIN Mos ma zë frymën Mos ma humb buzëqeshjen Mos ma fshi lotin në faqe Mos më ndalo jetën Mos ma mbyll dritarën Mos ma ndal dritën Mos ma ndalo rrugën Mos m’i largo ëndërrat Mos fol më zë të keq Mos me le në ërrësirë Mos ik pa thënë lamtumir Mos vepro mbas shpine Mos ma ndjek hijen Mos ma ndalo diellin Mos më dhuro lule të thara Mos më thuaj gënjeshtra Mos lejo që të urrejë Mos më thuaj fjalë boshe Mos më lendo në shpirt Mos se shumë e ndjëjë Mos lejo njolla në trupin tim Mos mendo atë që tē dhurova Mos e prish ditën nga mëngjesi Mos se natën dua të jem e qetë Mos hudhë reëë në flokun tim Mos e varros trupin në tokën e thatë Mos e mbush gotën më ujë të ndytë Mos se njollat nuk hjeken kurrë L A RG Do iku larg në një botë tjetrër Ndoshta atje është ajo që unë e dua Në një paqë ku s’ka gënjeshtra as fjalë boshe As njerëz të ligjë e pa asnjë fytyrë Ika se nuk mund të duroj më Ftyra që ndërrojnë në çdo minut Aq shumë kanë për t’i ndërruar Sa nganjëherë nuk dinë më i ngatërruar Dua të iku në qiellin plotë yje Dua të iku aty ku nuk ka mëkat as fjalë Dua të të iku në kopshtin plotë lule Dua të iku në shtëpinë time të re Në botēn ku jam nuk po e gjej veten Çdo gjë që dua ta bëj për të tjerët është e keqe Askush nuk kupton pozitën e tjetrit Ika vërtet se nuk ka mbet jetë tjetër Deshta një botë të sinqertë Nuk i thuhet” të dua” veç pse të vjen të buza Sa herë e mashtron dikë në këtë jetë Ke zhgënjye një shpirt që nuk të falët kurrë Më mirë të iku mos të shoh më Nuk e duron dot ky shpirt çka po sheh Lojërat e ndjenjave që po luhen për ditë Ata njerëz të ligjë që nuk kanë fare shpirt Dua veç të iku e mos të kujtoj më Nuk mund të ndryshosh në këtë botë asgjë E ngrite zërin apo heshte në vetmi Nuk është askush më që të dëgjon ty. ECI ME SY T’SHQIPONJWS Rrugës kam ecur me ty dikur Më sy të mbyllyr pa asnjë shpresë Nuk di ku e vejë këmbën para as mbas Nuk doja t’i hapi sytë e të shoh Ku gjindesha atëherë në tokë a det Çka po ndodhë në këtë botë të shkretë Nuk ndihëm e sigurt në asnjë vend Të hapë dritarën apo të rri brenda në shtëpi Kur shoh diellin në male të larta Dua të eci aty diku e mos të ndalëm Dua të vi afër shpirtit që më dhemb Të eci më juve aty e në çdo vend T’i kaloj urat e gjata dorë për dore Mos të iku larg se kam frikë nga ato troje Të ecim bashkë edhe në mjegull të hirtë Edhe atëherë kur rrugën nuk e shoh të lirë Bashkë me ty nuk kam frikë as nga terri Të eci më juve gjithçka është dritë Rruga është e shkurtër në bisedë me juve Më duket që nuk eca por fluturova M’u ripërtinë krahët e erdha aty Ku më priti dielli më shumë ngrohtësi Do ecim ghithmonë në fletën e bardhë Aty do shkruhen të gjitha pa sekrete Kur të kthehem pas në hapat e kaluar Të shohim sa bukur të ecësh më mua Hapa plot ngjyra do t’i shenojmë mbasë Shumë vargje të bukura që prekin në zemër Secilli lexues që do t’i lexojë Do ecin hapave tonë gjithmonë të artë. E VERDHË Pse je e verdhë edhe në rreze të diellit Në ditët më borë nuk të njoha kurrë As në stuhi nuk të pashë të zhdukur Vetëm ngjyrë e verdhë andej kur kalove Nuk deshta të iku nën hijen tënde I mora ditët më të gjata në duart e mija Nuk i harrova as ato të tjerat ëndërra Ngjyrën e verdhë çdo herë e pate më mua Deshe të ikësh në malet e ngushta Një rrugë pa krye për të mos kthehesh më Tu duk shumë afër dera e mbyllur Ti e verdhë nuk gjete rrugë tjetër Harrove të marrësh dritën e mëngjesit I le të gjitha në duar të pa njohura Nuk besove në kthimin e agimit Mendove që e verdha vjen e nuk largohet Dy drita në ballë ta udhëzuan rrugën T’i lanë disa gjurmë në një rikthim Nuk u mendove as për të dytën herë Ngjyrë e verdhë në derë të troket Hyre në shpirt ti ngjyrë e bukur I dhe lumturi jetës nē ditët e vetmisë E mbushe dhomën më shpresa shumë Të kujtova ditën, por edhe natën në gjumë Me ty shndërrit edhe nata më shi Drejtohesh më ngjyra deri në perëndim Vjen në faqën e bardhë për çdo ditë Ngjyrë të verdhë e mbushë ditarin tim FLUTUROJ Sikur t’i kisha dy krah të gjerë Në qiell dua të shkoj në këtë pranverë Ta shoh botën nga ajo lartësi Ndoshta ju kuptoj edhe juve më mirë Nga qielli i bukur e i pastër si loti T’i shoh bjeshkët e t’i shoh malet Detin e kaltër e fushat e gjëra Nga toka ime kurrë nuk i bëra Dua të ngopëm më frymën e pastër Në tokën time ka kohë që mungon Ajri i pastër e dashuria iku Nuk ka më njerëzi e s’ka më besim Dua të fluturoj lart e më lart Retë e bardha t’i preku më duar Të pushoj aty deri të vije terri Të kthehëm në tokë e mbushur jetë Të fluturoj e lirë pa asnjë brengë T’i harroj të gjitha e mos t’i shoh kurrë më Kur të kthehem poshtë nuk dua t’ju takoj E dua një botë të lirë e të shëndoshë. MOS HARRO Ti lulëzon në pranverë Për t’u rritur e jetuar në verë Vjeshta nuk të thanë kurrë As dimri më borë nuk të vë në gjumë Po më ujite më kujdes I lulëzoj lulet edhe në vjeshtë Po më harrove kush jam unë Më mirë ik e gjuaju në lumë Kamë një shpirt shumë fisnik Kur nuk më lëndon për çdo ditë Thahëm si molla në degë të pemës E qes lotin për ta ujitur tokën Në tokë të tharë dy lule i çela U kujdesa për do ditë e më shumë Që lulet e mia të kenë vetëm dritē Në sytë e luleve për çdo ditë Vizatova në trup të thatë Krijova fjalë e poezi Fola shumë e edhe më gjatë Por kush zërin nuk ma ka dëgju Buzëqesha kur bije shi Nuk pata të ftoftë as në ngrica dimri Kur pranvera erdhi të unë Nuk të pava më as më sy EH ,EDHE TI SHKOVE Prite me mallë e me plotë durim Ditën kurrë se paramendove që do vijë Sa të ka djegur me vite ai mallë Për puthje të lehtë në sy ose në ballë Me sy tregove çka të deshti zemra Por kurrë nuk u tregove se ke brenga Dritë sytë të bënin ty dhe të rinonin Sikur fëmija kur sheh një tjetër fëmijë Buzqëshe e qajte për herë të parë Treguan ata sy edhe pa asnjë fjalë U mbajte më një shikim gjithnjë të ri Deshe shumë gjëra t’i ruaje vetëm ti Më erdhi si një plumb në kokën time Nuk ju besova as lajmit të zi Nuk është e mundur që ike ashtu Pse nuk më the as lamtumirë ti Nuk pate kohë as për një fjalë Apo deshe më qellim t’i marrish me vete Sikur gjithmonë më fjalë e më besë T’i ruajsh në një kuti aty afer teje Dritë t’u bëftë shtëpija e re Aty ku jeta fillon e mbaron Të kujtoj gjithmonë më shumë respekt Ishe e mbetësh njeri më vlerë. Gjin Musahttp://dritare.info/Dritare.Info Gjin Musa, Botues Shpërndaje FacebookTwitterPinterestWhatsApp Shkrimet e fundit PakategoriVERA GJONAJ – NJË EMËR I NJOHUR I DIASPORËS SHQIPTARE NË ITALIGjin Musa - 20 Shtator 20250PakategoriPregaditi Gjin Musa-Rome- Shtator 2025Gjin Musa - 8 Shtator 20250PakategoriNga:Ndue DedajGjin Musa - 28 Korrik 20250PakategoriAutore Katerina Tereziu LigejaGjin Musa - 28 Korrik 20250PakategoriMurtez AsllaniGjin Musa - 28 Korrik 20250 Pakategori VERA GJONAJ – NJË EMËR I NJOHUR I DIASPORËS SHQIPTARE NË ITALI Gjin Musa - 20 Shtator 2025 Pakategori Pregaditi Gjin Musa-Rome- Shtator 2025 Gjin Musa - 8 Shtator 2025 Pakategori Nga:Ndue Dedaj Gjin Musa - 28 Korrik 2025 Pakategori Autore Katerina Tereziu Ligeja Gjin Musa - 28 Korrik 2025 Pakategori Murtez Asllani Gjin Musa - 28 Korrik 2025 Lajme relevante Pakategori VERA GJONAJ – NJË EMËR I NJOHUR I DIASPORËS SHQIPTARE NË ITALI Gjin Musa - 20 Shtator 2025 Pakategori Pregaditi Gjin Musa-Rome- Shtator 2025 Gjin Musa - 8 Shtator 2025 Pakategori Nga:Ndue Dedaj Gjin Musa - 28 Korrik 2025 Pakategori Autore Katerina Tereziu Ligeja Gjin Musa - 28 Korrik 2025 LINI NJË PËRGJIGJE Anulo përgjigjjen Koment: Ju lutemi shkruani komentin tuaj! Emri:* Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu Email:* Keni futur një adresë të pasaktë email! Ju lutem, shkruani adresën tuaj e-mail këtu Uebfaqja: Ruaj emrin tim, email dhe uebfaqen në këtë shfletues për herën tjetër që komentoj. Δ This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.