O ZOT

Sot ,shumë bija janë t’gëzuara,
Presin këtë ditë me padurim,
Nënat ,ti përqafojne e ti gëzojnë,
Dhe bijat presin nënat e tyre.
Shumë bija ,mendojne :
Për bajram, te nëna t’shkojne,
Shumë nëna mungojne,
Por ,për ato është një ëndërr,
Jo më arome dhe përqafim nënëje.
Sa t’jetë nëna gjall,
Ju të dashura bija,
Lumturojeni dhe gëzojeni,
Se nëna nuk kthehej më.
Ç’do mëngjes ju ta merrni,
Natën e mire ti thoni,
Vetëm zërin t’ia dëgjoni,
Se kur të iki, ju do e kërkoni.