23.5 C
Tiranë
E hënë, 13 Prill 2026

Eduart Veli

GËZUAR ERTILDA,GËZUAR LULJA E JETËS!
(Dedikuar bijës sime Ertilda Veli,për ditëlindjen)
Ti na erdhe në jetë një fund Maji, në mëngjes .
Erdhe bashkë me rrezen e diellit,atje lart mbi Mëllez.
Duke qarë sikur thoje”Shikoni me diellin bashkë
linda.
Mama Seti të vuri me një emër të bukur,Ertilda !
Erdhe bashkë me diellin,shtëpinë tonë me diell
e mbushe plot .
Dielli të shoqëroftë në çdo stnë,në jetë dhe në mot!
Një jetë o bijë,si ajo klloçka e mirë,ju kemi rritur me thërrime.
Këtë, mos e harro kurrë në jetë,se ti je bija ime!
Mos e harro kurrë, shtëpinë në kodër,mos harro
rrugët plot gurë.
Kurunën tonë të vogël,gojëmjatat nëna ti mos i
harro kurrë!
Ju kemi lodhur moj bijë,maleve e fushave plot bereqet.
Por djersa është e ëmbël mjaltë,krenari është e shëndet!
Rruga e jetës është e gjatë bijë,ec në këtë rrugë
pa frikë.
Në hapin tënd jam dhe unë,të ndjek si ëngjëlli mbrojtës, me vërtikë.
Ndodh,që mund të rrëzohesh në jetë,por çohu prapë si luaneshë.
Me ty në çdo tik tak zemre,ne përherë pranë do të na keshë!
Vrapo kape kohën,se diellin ti e ke në emër,bija ime.
Zoti i Madh lart në qiell,të faltë në jetë ty vetëm gëzime.
Çdo ditë që lind me diellin,si ditëlindje festofsh moj bijë.
Çdo ditë moj Ertushja e jonë tu bëftë njëmijë!
Çdo ditë, që ikën e më s’kthehet,dielli ty të ndrin në emër.
Ndaj merri emrat baba e mama e përjetësisht futi, në tënden zemër!
Nga zemra ne do të flasim do të pëshpërisim e do të urojmë.
Sot dhe sa të jesh në jetë,së bashku ditëlindjen
tënde do të festojmë!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.