23.5 C
Tiranë
E hënë, 13 Prill 2026

Kozeta Zavalani

 

Në vazhdimësi të stafetës “10 ditë me 10 poezi nga autorë të ndryshëm, pasuar nga mikja ime

Zhuljeta Grabocka Çina

po përzgjedh poezinë “Xhevahiri i fjalës” të poetes

Zhuliana Jorganxhi

duke i uruar një muaj të mbarë e të bukur, me plot frymëzime. Gjithashtu më pëlqen edhe poezia “Fjala e Fundit” nga Sylvia Plath.

Ftoj në këtë stafetë dy miket e mia

Raimonda Moisiu

dhe

Vllasova Musta

që edhe ato të pasqyrojë në 10 ditë, 10 poezi të poetëve më të dashur.- kështu thotë statusi që më është pasuar mua, por unë mendoj se nuk është i detyrueshëm numuri 10, apo jo?!…

“Xhevahiri i fjalës” nga

Zhuliana Jorganxhi
Mikes sime poete N.Lako
Më kërkove rrugëve të Korçës.
Perëndimi ulej atë çast këmbëve të saj,
thyente kokën nëpër kalldrëme,
gurët bëheshin fjalë xhevahir.
Në kërkim të tyre nuk e di
më gjete a të gjeta.
Erdhi një kohe,
që besuam se erdhi,
diku në një cep dhjetori ‘nentedhjete,
besuam se gjetëm rininë e shpirtit të humbur,
nën dritën e xhevahirit të fjalës së lirë
nuk e di,
më rigjete a të rigjeta.
Eshtë një kohë tani,
që nuk e di në është…
Rrugëve të botës
enigma e fjalës na bën ende shënjë.
Rend unë a rend ti,
të kërkoj a më kërkon,
nën dritën e xhevahirit të gjuhes sonë,
të gjej a më gjen
nuk e di…
Do vdes duke të kërkuar,
do vdes duke të gjetur,
nën driten e një xhevahiri,
xhevahir të fjalës, që nuk vdes!
“Fjala e fundit” nga Sylvia Plath
Mua nuk më duhet një kuti e rëndomtë,
më duhet një sarkofag
Me lara tigri dhe me fytyrë sipër kapakut.
Të rrumbullt, si hëna që ta shihnin të gjithë
Dua t’i shoh të gjithë ata, kur të vijnë,
Duke depërtuar përmes gurëve memecë dhe rrënjëve.
Tashmë i shoh, – fytyra të zbehta, të largëta,
si yjet.
Tanimë ata janë një hiç, madje as foshnja.
I përfytyroj pa nëna e baballarë, si zotat e parë.
Ata pyesin, në duhet t’isha vallë.
Prej fundjavës sime duhet të ziesh reçel, si
prej frutash!
Pasqyra ime mbulohet mjegullishtë.
Edhe një hukamë tjetër dhe në të nuk mbetet
pasqyrim.
Lulet dhe fytyrat lëbardhen asisoj, sa shndërrohen
në çarçafë.
Nuk ia kam besën. Ai zhduket, si avull
Në ëndrra përmes vrimës së syve ose gojës.
Unë nuk mund ta ndaloj.
Një dite të bukur ai nuk do kthehet. Gjërat janë
sajuar tjetërsoj.
Ata mbeten, madhështitë e tyre të veckla
Të ngrohura janë me përçikje të shpeshta.
Kur më mërdhijnë këmbët,
Syri blu i bruzit tim më ngroh.
M’i jepni kotruvet e bakërta, jepuni kutive me
pomadë
Të shpleksin rreth meje lulet kundërmuese të natës.
Ata do të më mbështjellin në fasha, ata do ta vënë
zemrën time
Në një bohçe të pastër te këmbët e mia.
Zor se do ta njoh veten. Ka me qenë errët.
Dhe drita e këtyre vogëlimave është më e mrekullt
se fytyra e Ishtar-it* .
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.