Atdhe, për ty bijtë tuaj flijuar.
KUFIRI
Bjeshka është e lartë
Të palëkundur janë shkëmbinjtë
Jehonë e zemër kumbojnë me ne…
E kufijtë nuk i luan era –
Dora që i luan dridhet me përgjegjë
Lëvizja e kufirit s’duron tradhti!
a@p
SONTE
Po i bashkohem dendesise se erresires
Te braktis heshtjen e lodhur
Te mposht fuqine e renkimit
Tingujt e dhimbjes ne kenge t’i shnderroj
Per betimet e vdekura te meditoj.
a@p
Ju parti kishit njerezimin
Te njerezimi zgjodhet Atdheun
Te kombi zgjodhet popullin
Ju vertet mohuat femijet tuaj
Por, adoptuat popullin.
L a v d i !

Jo, nuk isha unë e para
As e fundit nuk do mbetem
Në këtë botë e zhgenjyer
Nga njerëz që shtiren si profetër.
a@p

NJERI
Gezohu kur te varferin ndihmon
Te plagosurit plagen sheron
Shtetin drejt udheheq
Jo njerit nene e tjetrit njerke.
a@p
“”””””””””
NE BIJTË E KËSAJ TOKE
Vetëm Zoti është Një
Ne jemi të dashurit e Tij
Ndaj mos të harrojmë
Ai të gjithëve na shikon
– më të njejtin sy.
a@p