KERMES PEDOFIL
Vertete kemi nje jete, qe na e dha Zoti,
si t’mos e varim mes qytetit monstren,
qe zemrat na vrau, ajrin na e ndoti?!
Kurre s’kam ndjere urrejtje keshtu si sot,
tek shoh ngerdheshjen e djallit,
e s’mund ta mbys dot.
Si mund ta presim monstren,
te ulet n’banken e te akuzuarit,
c’ligj mund ta mbroje,
kermen e tij s’e pranon as varri.
C’i keputi filizat, ua trembi cicerimat,
po m’cahet shpirti,
nga dhimbja, nga klithmat.
Falna o Zot, zemra po m’perzhitet,
lak t’i veme ligjin ne nje pirg me ferra,
ne murin e turpit ta peshtyjme djallin,
n’kazan ta hedhim ne zjarr me plehra.
ELA ZDRAVA