14.5 C
Tiranë
E mërkurë, 15 Prill 2026

Dava Gjoka

NUK ËSHTË FAJI IM !

Nuk është faji im që unë u plaka !
Nuk është faji im që s’di të flas
Nuk është faji im që sytë i lava
Me lotin e jetës që më ndoqi pas !
Nuk është faji im që këmbët heq zvarrë !
Nuk është faji im që gjunjët më dridhen
Nuk kam faj unë se shpirti m’është vrarë
E kujtimet si lëmsh, në grykë po më mblidhen
Nuk është faji im që flokët mu zbardhën
Nuk është faji im që unë nuk mbaj mend
Nuk kam faj unë që përsëris fjalën
Është pleqëria që zuri vend !
Nuk është faji im se m’lodhi vetmia !
Faj nuk kam unë se pse u plaka
Nuk kam faj unë se erdhi pleqëria
Sot unë po plakem ,ty neser të vjen radha !
Dava Gjoka Lleshaj ,Tiranë 5 Qershor 2020
L'immagine può contenere: 3 persone, tra cui Dava Gjoka, persone che sorridono, persone sedute e spazio al chiuso
Sot po vesh rrobat e zeza
Per të ardhë tek ti
Ah ,moj moter si qenka jeta
Sa hap e mbyll sy !!
Semundja e keqe shume te lodhi
Ah moj motra jone
Sot ty vdekjen ajo t’solli
Syte i mbylle pergjithmone !!

Pushofsh e qete ne paqe motra jone kolege Hatije

Te qofte dheu i lehte

“””””””””””””””””

LISI I VJETER
L'immagine può contenere: Dava Gjoka, in piedi, albero, pianta, spazio all'aperto e natura
Kur linda unë
Kishe lindur ti
Eh,unë u largova
E ti i vetëm mbete aty
Sa mall kam për ty lis i vjetër
Kur erdha në vendlindje veç ty të gjeta
Dhe shtëpinë e shembur
E asgjë tjetër
O lis i kujtimeve të mia
Sa vite kam ty pa të parë
Kur të shoh ty m’kujtohet fëmijëria
I vetmi për mua ,je ti dëshmitar
Edhe brezat para meje
Aty të gjetën dhe aty të lanë
O lisi dëshmitar i gëzimeve dhe brengave
Sa vite kam unë ty pa të parë

Tiranë 5 qershor 2018 Dava Gjoka

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.