L A V D A Q I
O tungjatjeta e juej ,o shokët e mi,
Unë jam Dadush Mirushi, nji djalë i ri.
Jam shumë i bukur, edhe shumë zotni !
Isha 20 veq kur erdha n’Amerike,
Vallahi unë këtu veq po knaqna more mik .
Asnji ditë deri sot,nuk kam punue,
Veq me amerikane jam tue jetue.
Her me nja,her me nji tjetër,
Her ma të re,her ma të vjetër .
Nuk paguaj banesë, as ushqim,
Lumi unë,vallahi m’u knaq shpirti i jem.
Amerikanja punon unë veq rri,
U knaqa tue shetitë me shoqni,
Poshtë e përpjetë nepër kafe,
Alla shiptarqe tue ba llafe.
Kështu ban filanja,kështu ban filani,
Medet për ne,kurr s’ndrron shqiptari.
Kur t’i mushi 40 vjet,kthehna ,s’kam qajre,
M’duhet me u martue me vajzë shqiptare.
Eh, sa e mirë për mue u kon jeta,
Jemi nji grup shqiptar që shkojmë n’diskoteka.
U knaqëshim me vajza t’bukura tue vallzue,
Sa t’na shohin, ma mësyjshin mue.
Unë e marrsha ata që kish shumë parë,
Se n’Amerike, pa pare, as hoxha,s’hypë n’minare .
Po tash ,Ky dreq virusit na ka fikë,
Më nxuni karantina me nji budallicë ,
Ma ka nxanë rrota bishtin,s’kam kah me i ikë !….
“”””””””””””””””””””
MBYLLE GOJEN !…..
Nëse flet keq për njerëzit ,kur s’janë aty,
Këtë ves të shëmtuar, mos e pastë asnjë njeri !
Çfarë bëjnë gruaja apo vajza e filanit, s’të duhet ty,
Kujdes,se nesër dhe më keq,mund të të ndodhë n’shtëpi !…
Mbylle gojen, mos fol nëse nuk e di të vërtetën ,
Është mëkat i madh, dhe je gabim tërë jetën !
Çdo familje e ka punën dhe jetën e vet,
Dhe nuk duhet që t’i interesojnë,askujtë në botë !….
Nëse flet se t’mundon xhelozia , medet për ty,
T’flasesh keq ,pa ta bërë asnjë t’keqe ai njeri ?
Kthehu me shpirtë dhe zemër nga i madhi Zot,
Lutju që të të shërojë , që t’mos vuajsh kot !..,.