Mirëmbrema miq e mikesha, krijues e krijuese!
Sonte do të postoj një status reagues, jo nga dëshira ime, po jam e detyruar të flas për një nga poetët, që veten nuk heziton ta quajë profesor, poet, prozator, redaktor, studiues të poezise dhe letërsisë.
Unë kam qenë dhe jam adhuruese e artit dhe letërsisë dhe kam krijuar nje bindje se njerëzit e artit dhe letësise kanë mirësinë, mirëkuptimin, respektin dhe dashurinë në shpirt dhe atë e nxjerrin në veprat e tyre.
Ky poet ka kohë ,që më është qepur në çdo koment mundohej të më godiste. Mundohej me mish e thonj të më nënvleftësonte si poete.
Me një dozë të lehtë pambuku me jodjo, me cinizëm, me spec çdo koment. Më detyroi sa ti t’i flas një ditë në mesenx që të mos e fyeja publikisht. .Më thotë se dotë ketë më kujdes në komente dhe se bën shaka , të kam mike dhe se kisha me të keq.Edhe përsëri bënte të njëjtën gjë. Më qe qepur me bukë në trastë. .E unë bëja naiven sa herë për komentet e tij .Arrita sot që unë s ‘bllokoj njeri kollaj pa arsye, më bëri t’a bllokoj këtë njeri shpirt ngushtë mediokër që hiqej si mik..
Unë jam e lindur për poezinë s’kam filluar sot, por që fëmijë .
Komentonte për mrekulli të tjerë krijues më poshtë se unë artistikisht .Ndihesha e qëlluar çdo koment të tijë.
Kurse unë e komentoja për vlerat e tij.
Sot ju mbush kupa ja kam falur disa herë .
Unë jam e dashuruar me poezinë ,
prandaj, edhe unë e sfidova veten në këtë fushë, në të cilën hasa miq e mikesha që më qëndruan afër duke më përkrahur, ndihmuar e këshilluar si motrën e tyre,kam 4 vjet pa pushim ,punoj shumë dhe e kam hallall.
Me kalimin e kohës filluan sulmet, diku hapur e diku pas shpine, jo reale, po intriguese e qëllimkëqia.
Ka një kohë që ky “miku” poet po e përcjell me “vëmendje dhe përkushtim” krijimtarinë time,jo për të mirë, po vetëm për të më gjetur ndonjë lëshim timin ortografik, morfologjik e sintaksor, Se llogjik s’kam bërë.
Shpërthimi i tij duke vjellur zjarr nga goja do të jetë i menjëhershëm dhe i pakompromis dhe pse i pabazuar.
Ç’është më e keqja se ky poet kritik me gazetë politike, më numëronte edhe komentet, edhe pëlqimet(nuk kam faj se ishin më të shumta në numër se të tijat apo edhe me vlerësuese) se të tijat .pasi nuk i bëja unë, po i bënin lexuesit dhe adhuruesit e poezisë sime.
Po, secilit nga ne mund t’ i shkas ndonjë lëshim se njerëz jemi, prandaj ne angazhojmë redaktor, korrektor e lektor për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e veprës letrare në shtyp.
Miopsia e këtij poeti ishte aq e thellë dhe e theksuar sa nuk vërente të mirat dhe artistikën në poezi, po vetëm lëshimet, qofshin apo jo.
Psh më thotë në një koment se edhe ti Mimoza sheh anarshin në Atdhe?
Me ironi therëse e me retiçencë
Bravo Mimoza mendon për fatin e Atdheut…
Domethënë se mua s’më intereson Atdheu por vetëm poezia erotike.
Kurse sot përsëri në koment goditi duke thënë ku e mbolla manxhuranë në Tomor?
Ky zotëri kujton se jam injorante?
Dhe nuk di ku mbin e rritet kjo specie!? .
Nuk e di zotëria se unë jam fshatare,(dhe e kam për nder) por e shkolluar,
Se kam vuajtur në monizëm,si dhe ai vetë.. dhe i kam mbledhur e shitur bimët mjekësore.
Në Tomor e mbolla manxhuranë
metaforikisht,mund ta mbiell në hënë në gur në muz e ku të dua unë.
Dhe e mbjell dhe aty ku është e pamundur.
S’po ja them emrin gjejeni vetë.
Por është i madh në moshë.dhe hiqet i mirë por është kunjaxhi,aty ku i pengon suksesi i tjetrës..
Çfarë e pengon poezia ime!?
Çfarë e nxit të më sulmojë gati në cdo poezi!?
Sigurisht zilia, shkurtpamësia smira dhe xhelozia.
Ai sukseset i do vetëm per vete, prandaj nuk mund ta kapërdijë që ai për një javë të marrë më pak pëlqime se të tjerët për një orë marrin më shumë.
I kam kapërdire disa herë komentet plot helm e mllef që më bënte për hirë të miqësisë dhe artit në përgjithësi dhe në respekt të profesionit dhe moshës.
Sot e mbushi kupën dhe u detyrova të reagoj për t’i dhënë një mësim se nuk duhet sulmuar askë pa arsye.
Për fund, po i them këtij profesori, poeti e kritiku se:
Kritiku i mirëfilltë në fillim të çdo analize poetike e letrare thekson anët e mira të veprës dhe poezisë dhe për fund jep ndonjë vërejtje në formë këshille e sygjerimi për të kurajuar krijuesen e jo për të dekurajuar si ky miku im që nuk sheh ngjyrë tjetër përvec të zezës, po edhe e zeza është ngjyrë mik si çdo ngjyrë tjetër.
Natën e mirë miq e mikesha, krijues e krijuese dhe dashamirë të fjalës së bukur artistike me shpresë që së paku në mes të ne krijuesve të mos këtë zilira dhe smira!