VJEN, TROKET NJË DITË…

=====================
Jeta nuk është vetëm një ditë
kur vjen rrokulliset,
mes vitesh pa mbarim..
Zoti gjërat e mira ti sjell
jo të na mbyllë sytë
por ti shohim
duke ecur si kalimtarë..
Takojmë njerëz
që vijnë në jetën tonë
si fllad i lehtë,
pa bërë zhurmë,
jo të na lenë në gjumë
por të na zgjojnë..
Kur ikin si fërshëllen një erë
duke tundur tek shpirti,
të vetmen derë…
Imazhin tuaj do ta rruaj
në këtë jetë
Si dritë rrëfyese ecur nëpër nete
Kur hënën me dritën e saj, argjëndore
do ta kenë mbuluar retë
dhe qiellit do të mungojë
Jini ju o mike …
Mos më shiko me këta sy
eja tek unë…
Udhët e jetës do më ndriçoni
Erdhët në këtë miqësi
të na tregoni
Jo të ikni me stinët,
kur ndrohen
por me ne të qëndroni ..
Se nuk është e lehtë kjo jetë
vetë ta përballoni
Kur me njerëz të mirë
kalohet çdo vështirësi..
Zoti të bekon o njeri..
Respekt o mikja ime
në ditët e kësaj jete,
sollët të bukurat vegime..
Paçi fat e lumturi
ZOTI nuk të le vetëm
Vjen troket një ditë….
Të sjell një njeri,
jetën ta kaloni për bukuri..!!