NJË GJYSËM KAFEJE
Të gjerbësh kafenë e mëngjesit është kënaqësi, është qetësi dhe gjendje kur je me vete, është gjest dhe akt. T’i shtosh dhe ca letërsi nga MAPO e së shtunës, atmosfera rreth teje bëhet akoma më e bukur. Aq më tepër kur letërsia dhe autorët janë të mirë dhe të talentuar. Mbasi jemi tek mëngjesi, gazeta kushton sa një gjysëm kafeje, dhe askush nuk e le pa “pirë” dhe këtë 12 faqesh letërsi.

Ka patur shumë krijime, ese, analiza, memuaristikë, që më janë dërguar ne emailin tim mark.simoni333@gmail.com , por këtë radhë përzgjodha këto materiale shumë interesante, të veçanta dhe të këndëshme për ju.
Sot në tërë Shqipërinë, në gjithë pikat e gazetave, MAPO me Suplementin Letrar.
Rënditja e materialeve, sipas rubrikave dhe kronologjisë së faqeve:
*INTERVISTA,”Poezi, ti je dhimbja ime e bukur.”, Bashkebisedim i imi me shkrimtarin e mirënjohur Skënder Rusi,
*ESE: “Azem Shkreli, pena dhe parmenda e poezisë”, ese nga Albert Vataj
*PROZË SHQIPE:”Wrong number”, tregim nga Faruk Myrtaj
*POEZIA SHQIPE: “Nëse s’ma shtërngon me unazat e mallit tend”, cikël poetik nga Fatbardha Xhani Myslimaj
*POEZIA E HUAJ:”Kemi ardhur nga dashuria e madhe e dikujt”, cikël poezishë nga autorë të ndryshëm, përkthyer nga Harallamb Fandi
*LETERSI E HUAJ:Vepra e një shkrimtari është e regjistruar në fytyrën e tij”, intervistë me Joan Didion, përgatitur e përkthyer nga Arian Kallcco
*IN MEMORY:”Andon S. Frashëri, i fundmi i dishepujve të Nolit”, ese nga Meri Lalaj
*ESE, “Atje ku meshonte Dom Lazër Shantoja”, nga Laureta Petoshati,
*ESE për librin: Nga cikli “Rrëfenjat e bibliotekares”, pjesa 6: “Për një fjalë” nga Xheni Shehaj.
PROZË nga Alba Dajlanaj, titulluar “Heshtja e zhurmshme”, (fragment)
*POEZI nga Dan Ibrahimi
*POEZI nga Fatbardha Sulaj
*POEZI nga Ukshin Morina
Urime dhe suksese autorëve, dhe fundjavë të bukur e lexim të këndshëm gjithë lexuesve dhe miqve tanë.