15.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Prill 2026

Elisabeta Gockaj

Për para një gruaje

E dobët… e brishtë… e thyeshme ju duket !

një zemër  e madhe…. një zemër e artë,

një zemër që su kursye të mbaj mbi vete dhimbjet,

duke ju sjell në jetë…. juve…  “zortrinjëve gjyqëtar”.

a e keni pyetur si ndihet mes botës së egēr ?!

kur përrleshet me s’kamjen në mes injorancēs ,

kur i bëhet bjografia nga njerëz të leshtë …të etshëm ,

që kërkojnē me do e mos…. ti presin kostum baltën !

ajo është ajri ….ujvara … burimi i freskët ,

ajo mbi k’të tokë është inkona e jetës ,

është lulja…. është bleta… është ylberi pas shiu,

është dielli….. që tokës akullnajat i shkriu .

pas zotit …….ka vulën e jetes në dorë ,

adhurojeni …..të keni bekimin mëmësor .

s’kërkon ti ngrini xhamia e kisha si kulte ,

për para një gruaje….ju lutem… shtroni tapetin me lule .

| Elisabeta Gockaj |

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.