”Oh, më e bukura e muzave”
Ti zonjushë magjepsëse, muza ime,
E jashtëzakonshme midis grave!
Më drejto rrugës për në zemrën tënde,
”Je si një vullkan që shpërthen”.
Tek Ty frymëzohem,( e përsëris) shkëlqen mes grave.
”Oh, më e bukura e muzave”,
me mrekullinë e dashurisë tënde, më mahnit,
Dashuria jote më deh më shumë se vera,
Dashurojë për t’u ndjerë i gjallë,
por ndihem i gjallë vetëm pranë teje!
Vështrojë gjoksin tënd, hiret e tua
dhe nis të pikturojë me penelin tim
bukurinë e një gruaje ëngjëllore.
Ëngjëllore, e bukur e veshur me diell !
Ëmbëlsisht më ledhaton …
E ndërsa pranvera e jetës prek
e përqafon fushat e pa prekura,
Unë si shërbëtor i Zotit,
përkulem dhe vazhdojë të pikturojë
mbi portretin e mahnitshëm
dhe derdh mbi të gjithë ngjyrat e Ylberit.
I ngazëllyer pëshpëris ”Oh, më e bukura e muzave”
Nata plakë gojëhapur vështron,(Ne)
”trembur nga ”goja e natës” dhe prej ”gojëve të liga”,
sjtrëngojmë njëri- tjetrin fortë dhe nisim të qeshim me të madhe…
Agimi zbardh i përflakur …
Shkroi
Eduart Pasha Vlonjati
Klubi i Shkrimtarve dhe Artistëve Vlonjatë ”Ali Asllani ”
Eduart Pasha Vlonjati
Harilla Ibrahimi
Eduart Dëma
Xhorxhi Prifti
Marenglen Rushiti
Greg Vera Vlora
Gjin Musa
Tana Lameborshi
Zhuliana Jorganxhi
Vaso Mako
Kleopatra Skarço Dokle
Blerina Veizaj
Engjëllushe Shyti
Valbona Prifti
Mitat Rapushi
Aferdita Beaj
Teuta Pajaj
Teuta Habilaj
Gita Veshaj