SOT PO FESTOJMË NË HESHTJE DITËN E ÇLIRIMIT TË KOSOVËS, SOT JEMI TË MËRZITUR, QE DISA I SHKELEN IDEALET E DËSHMORËVE, HERONJVE, MENDOJNË PËR COPËTIMIN E TOKAVE SHQIPTARE…
Prishtinë, 12 qershor. –Sot po festojmë në heshtje ditën e çlirimit të Kosovës, ne populli shqiptarë i Dardanisë Antike ( Kosovës), kemi arsye të jemi në festë për fitore, bashkë me neve dua të festojnë e të vallëzojnë të gjithë populli në gjithë trojet shqiptare. Të jemi të gëzuar por me shumë të mërzitur qe disa me vetëdije të plot harruan dhe ndryshuan në rrugën idealet e tyre, në mendjen e tyre kanë ndarje dhe copëtimin e atdheut të heronjve, dëshmorëve të popullit shqiptarë.
-Nuk është koha ajo qe i ndërroi disa shqiptarë ( Shokët dhe rrugëtarët tan), por është lakmi për pushtet dhe pasuri qe ju ndërroi mendimet, pasuria ju ndërroi veshjen nga ajo kombëtare në atë me kollare, pushteti ju bë me i ëmbël se mjalti, pushteti qe të jen të shoqëruar me truproja dhe me vetura të zeza si nata. Pushteti ju ndërroj ngjyrën, ju humbi mëshirën për dhimbjet e popullit, pushteti i largoi nga populli dhe i afroj me parime të gabuara kundrejt popullit, atdheut dhe harruan e shkelen besën shqiptare, harruan amanetin e të parëve, harruan dhe shkelen gjakun e dëshmorëve disa shkelen dhe në gjakun dhe plagët e trupit të tyre, vërtetë disa janë koka, trupa njerëzish të pa dinjitet…
-Ne fjalë-shkruarit qe rrugëtojmë me plagën e atdheut, qe udhëtojmë me hallet e popullit, ne nuk kemi fuqi të ndërrojmë dhe të ofrojmë popullit bukën e gojës, por ne kemi mundësi ti dhurojmë fjalën e shkruar në kohën qe po jetojmë në këtë rrugëtim, kemi mundësi të dhurojmë dije-dituri dhe dritën qe të shikojnë populli ma mirë se pas kujt duhet ecur dhe kënd duhet mbështetur, kjo rrugë është e vështirë, e rënd por do ecim nëpërmes rrugëve me gjemba dhe me këmbë të përgjakura, por nuk dorëzohemi, do ecim në dorë me flamurin kuqezi, në zemër dhe shpirt të mbajmë amanetin e të shtypurve, burgosurve, luftëtarëve, martirëve, dëshmorëve, heronjve, amanetin e tyre të qojmë ne vend, kemi frikë nga mallkimi dhe pesha e gjakut të tyre, ne, po si nuk kanë frikë dhe këto hijet e zeza qe përditë po e pinë gjakun e popullit, po e vjedhin dhe po e mashtrojnë popullin, populli do e mbaj mend gjatë punën tuaj të keqe, idetë dhe luftën tuaj për shkatërrim të atdheut tonë.
-Konspiracioni sllav ka hy në mes nesh, thuaj të gjithë neve na ka përça dhe na ka bërë pikë e pesë, ka barazuar luftëtarin me dezertorin, atdhetarin me tradhtarin, hajni me të sinqertin, rrugëtarin me përtacin, pushkën e luftëtarit me penën e akademikut të paditur dhe të shitur, vlerat ka ndërruar me anti-vlera, dashurinë ka shndërruar në urrejtje, lirinë në përbuzje, atdhedashurinë në mohim, atdheun e kanë bërë qe të pështyjnë rinia shqiptare dhe ti kthejnë shpinën e të ikin thuaj të gjithë nga atdheu, shërbimet, pagesat qe i kanë bërë, janë duke i bërë armiqtë tanë po funksionojnë mirë, disa kanë rënë pre e kësaj dhe janë bërë shërbëtor dhe vasal të këtyre armiqve qe natë e ditë punojnë për të na dëmtuar, kotë e kanë, ne jemi në rrugën e dritës, koha e tyre është në fundin e lidhjeve me litar të duarve të tyre…
-Zgjuarsia e popullit shqiptarë është rënë në gjumë, frika e disa koka të mençura i ka heshtur në këtë kohë qe ne po jetojmë, sot me shumë kanë frikë disa se në kohën e pushtimit në të gjithë trojet shqiptare, sot kanë shumë frikë të thonë ata qe duhet fjalën e tyre dhe të na mësojnë për qeverisje të këqija në çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare, sot në krye të vendit nuk janë meritorët, meritorët i kanë varrosur për se gjalli, ata janë trupa, shpirtra dhe goja të heshtur, ata sot janë në gjumë dhe në heshtje a po vdekje klinike…
-Sa e rënd, sa keq, qe disa qe ishin bashkëpunëtor të armiqve, sllave dhe ishin në pozita kur populli shqiptarë, toka shqiptare ishte e robëruar, këta njerëz janë duke shkruar për histori, na mësojnë neve si duhet të sillemi në këtë tokë të lar me gjak, këta njerëz të tillë ishin pjesë e sistemit, armiqve, fashisteve serbo-sllav, sa njerëz kanë vuajtur, janë rrahur dhe përgjakur nga këto hije të zeza, sa njerëz të dijes me fletën me emra të shkruar nga këta bashkëpunëtor ( Spiun- Tradhtarë), janë larguar nga puna, nga arsimi, por ku janë këta mësimdhënës, këta qe këmishët e tyre u përgjaken qe sot nuk flasin me emër dhe mbiemër, sot heshtin përballë tyre, nuk jam për hakmarrje, por jam qe e vërtetë të mësohet, të dihet kush është atdhetar dhe kush ishte bashkëpunëtor i armiqve tan…
-Guxim o populli im i dashur, askush nuk ju ka dhuruar shpirtit, nuk e ka jetën dhe vdekjen tuaj në dorë përveç Zotit të Madh, Ai jep lindje, jetë dhe vdekje, mos keni frikë nga ata qe kanë shitur dijen, gjakun, trupin dhe shpirtin tek armiku, ai është njeriu me i lig qe njeh njerëzimi dhe qe shkruan historia, çdo gjë nëpër kohë do jetë e dritësuar, lapsi shkruan mbi letrën e bardhë me ngjyrën e zezë, andaj guxim dhe forcë qe të jeni vërtetë shqiptar të mirë, të ndershëm, dhe të jeni punëtor, shërbëtor të popullit tuaj, popullit shqiptarë.
-Ne të gjithë njerëzit jemi ardhur në këtë tokë me mision të mirë, jemi këtu qe të punojmë dhe të bëjmë rregullime në tokë, jo të bëjmë çrregullime dhe përçarje, shpifje dhe vrasje, nuk kemi të drejtë të derdhim gjak ne mes njerëzimit, por duhet të jemi paqësorë, duhet të jem të sinqertë, të drejtë para Zotit, popullit dhe atdheut. Ju qe jeni duke udhëtuar në kahjen e gabuar, jeni kthye në busullën kundër popullit shqiptar, keni kohë të kërkoni falje dhe të punoni punë të mira për popullin dhe atdheun shqiptar.
-Me falni o populli im i dashur, ndoshta shkrimi dhe fjalët e mia janë pak të rënda, por unë jam nga mesi juaj dhe ju jeni vëllezërit e mia, ju qortoj pak se jam shkrimtar dhe kemi drejtë, na lejohet neve shkrimtarëve një çikë te jemi me të rreptë me ju, nuk ju them këto fjalë se ju urrej, por urrej rrugën tuaj të gabuar dhe të pabesisë qe jeni duke ndjek ju disa, rrugën qe është e keqe për popullin, e pa dobishme për kombin, e dëmshme për atdheun, e rrezikshme për tokë- atdheun dhe trojet shqiptare…
Miq të dashur,
-Keni mundësi ende sa nuk është bërë vonë të ndryshoni dhe të ktheheni në mesin e popullit, keni mundësi ende të jeni me ne, jo të jeni pjesë e atyre qe na djegën, vranë, na masakruan me shekuj, andaj kujdes motër dhe vëlla, kujdes se ka po rreshtohesh, çdo rreshtim një ditë do jetë faqe e historisë, qoftë faqe e errët , qoftë faqe e bardhë dhe e ndritur e jetës dhe veprës tuaj…
-Koha nuk pret, bashkimi kombëtar po na thërret, është koha të jemi të lidhur njeri me tjetrin, është koha qe populli të bashkohet rreth një klase politike, jo të jetë i ndarë, përçarë dhe të jetë pas mafive, kriminale e politike. Është koha qe zëri jonë të jetë zëri i unitetit, zëri qe udhëton nëpër vende të botës si zë i bashkuar, jo zëri jonë të jetë zëri i vetmuar nëpër ca zyra të atyre shteteve, atyre njerëzve qe me shumë i duan armiqtë tan se drejtësinë, se të vërtetën dhe shkelin dhe aty mbi gjakun e popullit shqiptar, është koha qe miqtë tonë Ndërkombëtar ti kemi aty qe e njohin realitetin tonë shqiptare dhe qe duan drejtësinë për shqiptarë.
-Ditën e mirë motra dhe vëllezër shqiptarë, ju kërkoj ndjesë për shkrimin pak të gjatë, por ju lutem të lexoni dhe të mendoni çka në të vërtetë mund ju të punoni për popullin shqiptar, ka mund ti ofroni atdheut, jo ti merrni atdheut…
………………………………………………………
I juaj Shkrimtari Rudi Berisha
Dardani Antike (Kosovë )