13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 22 Prill 2026

Taena Mata

SIKUR VETEM EDHE NJEHERE…!!!

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, oqean dhe ujë

Malli per ju c’me ka marre,
Per ty Nënë e per ty Babë,
Koha lume pa ju pare,
Malli c’po me djegë xhanë,
Nga mentë nuk u heq kurre,
Zemra per ju seç digjet furre.
E vogel te isha prape,
Sikur e vetem njehere,
Per dore fort te me mbanit
E te degjoja me endje,
Keshillat tuaja me vlere,
Sikur vetem edhe njehere!
Le te isha prape e mitur,
Prape te isha e pabindur,
Le te haja edhe nje shpulle,
Nje te share apo nje gure,
Sikur vetem edhe njehere!
Mjaft t’u shihja vec njehere,
Njehere te vetme nuk eshte shume,
T’u perkedhelja faqet e dashura,
Ohhh te me vinit edhe njehere tjeter ne gjume,
Sikur vetem edhe njehere!
Ju shoh vec ne enderrat e mia,
Ashtu te bukur, te gjalle, te brishte,
Flasim, qeshim, luajme, zihemi…
Ohhh sa merzitem kur hap syte…!
Ahh te mos isha veç ne enderra,
Sikur vetem edhe njehere!
Ohhh sa shume m’a donte enda
T’u shihja, puthja e perqafoja vetem njehere…!!!
Sikur vetem edhe njehere!

TM

15.06.2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.