11.5 C
Tiranë
E enjte, 23 Prill 2026

DASHAMIR URUÇI-USHC-TIRANE.

SHQIPTARET ME HASHIM THAÇIN NE KRYE PO SHKOJNE NE UASHINGTON SI “CJAPI TE KASAPI”…!
Ashtu si shume shqiptare te tjere jam i shqetesuar per fatin e bisedimeve, Kosove-Serbi.
Pas shume e shume vitesh, me takime te pafrytshme ka filluar te dale hapur, era e rende e tradhetise.Ajo eshte pregaditur ne kuzhinat speciale te Serbise,me ndihmen e atyre qe i kane shitur popullit shqiptar ne Kosove,moral e atdhedashuri.
Ne fund te ketij muaji, shqiptaret dhe serbet do te udhetojne drej Uashingtonit per te nenshkruar nje mareveshje te bere gadi se paku, dy vite me pare.
Ne shqiptaret kemi fjetur e nderkohe serbet kane punuar perdite,kane shpenzuar para e kane lobuar papushim e si rrjedhoje e kesaj veprimtarie, shqiptaret e Kosoves po vihen para faktit te kryer.Ata do te firmosin ate projekt qe mban vulen e interesave serbe,do te firmosin te vetmin variant qe serbet kane hedhur ne tryezen e nderkombetarve,aty ku mungon projekti i shqiptarve apo varianti shqiptar i ndarjes,nje variant,ne fund te fundit i imponuar nga marveshjet e fshehura te fuqive te medha.
Larg o zot te jete kjo,nje mareveshje e afro dy viteve me pare, siç kemi degjuar, e lidhur midis Trampit e Putinit per ndarjen e Kosoves ne copa.
Ne tere kete mesele, shqiptaret po i grryen qendrimi i Presidentit te Kosoves ndaj fatit te bisedimeve me Serbine.
Shqiptaret po i bren qendrimi me tre fytyra i Presidentit te tyre i cili as edhe njehere nuk ka qene i hapur me qytetaret e Kosoves lidhur me hapat qe jane hedhur ne keto bisedime.
Edhe sot kur takimi i Uashingtonit eshte me prane se kurre, THAÇI nuk flet.Ai ende sot nuk ka spjeguar se per çfare shkon ne Amerike dhe cila eshte projekt marveshja mbi te cilen do te diskutohet e vendoset midis paleve.
Eshte larg mendesh te kesh edhe dilemen me te vogel se Presidenti yne, nuk eshte njohur paraprakisht me pikat dhe detajet me te holla te projektmarveshjes.
Nje mareveshje e tille e dale tashme nga kutia ku ishte fshehur eshte produkt serb.Ajo merr ne mbrojtje vetem interesat e Serbise e te kompanive te medha amerikane,franko gjermane etj.
Ne te gjitha rastet e normalisht,marveshje te tilla qe prekin territorin e Republikes se Kosoves dhe pasurite e saj te rralla e te paperseritshme nuk mund te firmosen, pa nje referendum popullor nepermjet te cilit politika shqiptare terheq mendimin e vullnetin e qytetarve ne REPUBLIKEN E KOSOVES.
Ata jane te vetmit qe duhen pyetur per token,pasurite dhe te ardhmen e vendit te vet.
Mundet qe presidenti amerikan te kete nevoje per nje fitore ne rang nderkombetar te cilen do ta perdorte si nje aset me rendesi ne pragun e zgjedhjeve presidenciale.
Mundet qe Donald Tramp te kete rene dakort edhe me Putinin e Rusise per te vendosur se bashku per fatin e shqiptarve ne Ballkan, kete here ne prezence te vete shqiptarve dhe me miratimin e perfaqsuesve me te larte te shtetit kosovar.
Ajo çfare duhet te bejne shqiptaret, ne keto rethana eshte dalja masive ne demostrata te fuqishme, si mjeti i fundit qe kane ne dispozicion, per ta ndalur doren e zgjatur te Serbise,te bekuar nga Rusia e te pranuar edhe nga Administrata e Presidentit TRAMP.
Deklaratat laramane te Hashim Thaçit,here po e here jo,here pite e here simite e kane humbur besimin ne popull e sot veprimtaria e presidentit te Kosoves eshte e ko ntestuar dhe shume pak e besueshme.Te gjitha çfare ka pesuar Kosova e pas luftes jane te lidhura me kohen kur mbreteroi HASHIM THAÇI.
Braktisja e veriut te Kosoves,asociacioni i komunave serbe,faktikisht i kryer;komunat e reja serbe edhe aty ku nuk i gjen “tre serbe bashke”,humbja me vendime te gjykatave shqiptare te qindra hektareve toke te cilat i kane perlare kishat e manastiret e SERBISE,te gjitha keto leshime te njepasnjeshme e fatale kane ndodhur ne kohen kur bisedimet e zgjatura me Serbine i drejtonte Presidenti i kontestuar i Republikes se Kosoves,pa harruar asnjehere maskaraden e rreximit te qeverise se ligjeshme te Albin Kurtit.
Dalja e popullit shqiptar te Kosoves ne protesta, per mbrojtjen e pavaresise e integritetit te saj territorial eshte mesazhi me i forte qe mund te jepet per politiken nderkombetare si dhe per ata politikane qe jane perdorur si lecke e kane tradhetuar idealet e lirise e te bashkimit kombetarve te shqiptarve…!
DASHAMIR URUÇI-USHC-TIRANE.
17 qershor 2020.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.