17.5 C
Tiranë
E premte, 17 Prill 2026

Gezuar ARTA HYSENAJ

ARTA HYSENAJ sot kremton pervjetorin e ditlindjen,gazeta “Nji Dritare e Re” i urone Gezuar ditlindjen,shendet dhe lumturi ne jete,suksese ne rrugetimin e bukur te krijimtaris.Gjin Musa,gazetar dhe botues,Gezuar Ditelindjen... ! ... (full HD 1080p) - YouTube

GEZUAR DITLINDJEN

GRUA
Unë jam nisja, jam fillimi,
jam dhe fundi, jam mallkimi,
jam loja, e vërteta,
jam jeta jam dhe vdekja,
unë jam engjëll, jam dhe djall,
jam e urtë, jam dhe e marrë,
jam gabimi, jam mësimi,
jam zjarri, jam dhe dimri,
ëmbëlsia që jep vrer,
jam gjithmonë dhe asnjëherë,
jam rënia, jam mbështetja,
jam zhurma, jam dhe heshtja,
jam joshja, jam tradhtia,
shpirti i mbushur, zbrazëtia,
jam e bukura, e shëmtuara,
jam e lumtura, e trazuara,
jam e brishta, jam furtuna,
jam lodhja, jam dhe puna,
jam parajsë, jam dhe ferr,
dashuri që jep e merr,
jam tmerri i seksit tjetër,
s’më do dhe më do patjetër,
jam det, jam dhe përrua,
të qetësoj, të mbys kur dua,
jam bleta që të pickoj,
me mjaltë të ushqej dhe të sfidoj,
unë jam kur dhe ku unë dua,
ndjek dhe s’ndjek ligjet e tua,
dhe Frojdi ngeci te mua,
dhimbje e ëmbël unë jam
Grua!

Arta Hysenaj nga libri “Shtigje dashurie”

Vajtim per vendlindjen…
Aty pas deres se hekurt
Eshte burgu eshte liria
Aty ben lufte i gjalli me te vdekurin
Aty krihet kurva dhe digjet catia
Aty mer pak jete borxh
Dhe fal jeten tende perdite
Aty dhe dryni i deres se ndarjes
Me klithma te vdekurit i ben prite
Aty bashkohet hipokrizia
Me te ashtuquajturen dashuri
Aty ku mbarsen pa dallim seksi
Dhe askush nuk lind femije
Aty jetova dhe atje ,jap jeten
Helmuar me frymen tende ,o shtet
Qe thith me shiringe gjakun tone
Pastaj i pataksur ,per hajdutin bertet
Arta Hysenaj
No photo description available.
Vjesht në Greshicë…No photo description available.
Kodrinat kan ndërruar bukur veshje
Me fustanë vjeshte i mbuluan gjinjtë
Aty këtu ka arome rrushi në vjelje
Drejt qiellit arrët zgjatin gishtrinjtë
Ulliri çmendur ka dendur kurrorë
Vjeljes së vjeshtës ia shtonë zilinë
Gunën e dimrit me kokrra qëndisi
Hurma lozonjare pret… lakuriqësinë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.