10.5 C
Tiranë
E enjte, 23 Prill 2026

Shefqete Gosalci

GOLLAKUT PO I KTHEHET JETA!
Rruga e re që lidh fshatrat e malësisë së Gollakut me Prishtinën dhe Dardanën po e ringjall jetën në këto fshatra të zonës kufitare me Serbinë, aq të pasura me male e fusha, bimë të shumta shëruese, ujë të bollshëm dhe shërues, ku mund të zhvillohet shumë bujqësia dhe blegtoria.
Edhe si zonë kufitare në kushte normaliteti duhej të ishte prioritet i zhvillimit strategjik të Republikës së Kosovës, për të ruajtur mundësuar qëndrimin aty në trojet e tyre banorëve të këtyre fshatrave, ku pas luftës së vitit 1998/99, në shumë prej tyre vetëm varret patën mbetur!
Të mos lihen pas dore këto asete natyrore!

 

Publikoje z.Shefqete Gosalci

(poezi nga Moikom Zeqo)
SYRI
Puthja e diellit më mbeti në ballë
-sy i çuditshëm, i madh.
Për të parë dhe atë,
që njëqid sy nuk e shohin!
Me syrin e poezisë në ballë
edhe në vdekje … jam gjallë!
Prof. Moikom Zeqo, i dha gjithçka Kombit dhe kulturës.
U prehsh në paqe Maestro!
15.06.2020
“””””””””””””””””
FITORJA MORALE E BETEJËS SË LLAPASHTICËS pas 17 vjetësh !
Për Betejën e Llapashticës janë shkruar e thënë shumë: libra, Dokumentar e fjalime…. për FITOREN dhe famën e saj !
Po unë tash po shkruaj shkurt për një FITORE morale, sot e 17 vet pas luftës !
E keni vrejtë që kurrë pushtetar dhe njerz nga pushteti nuk marrin pjesë në këto përvjetore e manifestime ??!!
E keni vrejtë që asnjë lapidar apo përmendore nuk ekziston në Podujevë, që i kushtohet kësaj lufte e luftrave tjera !!??
E keni vrejt se të vetmit dëshmorët e Llapit e Llapashticës nuk i kanë varrezat e rregulluara !!??
E keni vrejt se nuk ka “kulla” e vila – përfitime nga Politika, as lokale as qendrore !?
E keni vrejt që asnjë nga bartësit dhe drejtuesit e Betejës, nuk janë dekoruar as nga Presidenca as nga asnjë Qeveri, sot e 17 vjet !!?
E keni vrejt që asnjëri nga dëshmorët në Lapidarin te Tabet e Llapashticës nuk është dekoruar nga pushteti !??
E keni vrejt që edhe asfaltimi edhe kanalizimi i Llapashticës nuk është bërë deri me këto 6 vitet e fundit… ka lagje që ende janë jasht kësaj infrastrukture!!??
E keni vrejt se nuk vijn në përkujtim as ata që kanë bërë “kulla” e kapitale në emër të betejave të tyre lokale – nga dukagjini a drenica, i kanë bërë “EPOPE” dhe i festojnë në nivele qendrore !!? se janë të zanun me sezona 6 mujore, her me dreqin e herë me të birin !!??
Po kjo e bënë FITOREN MORALE të kësaj Beteje të luftës, një FITORE edhe më të madhe tash e 17 vjet pas lufte !!
Nuk duhet me u korit … se pushtetet vijn e shkojn … po vlerat kombëtare mbesin e nuk ndryshken se janë si fije ari që i përballon kohës nga ndryshkja !!
Ne Betejën e Llapashtices ranë edhe dëshmorët; Ismet Derguti, Miftar Zejnullahu, Lulzim Jashari, Skender Zejnullahu, Bajram Murati, Fatmir Selmani dhe Avni Selmani.
Liria ndërtohet me jetëra, ndërtohet me gjak, ndërtohet me dëshmorë. Kurse, dëshmorët janë nderi dhe krenaria e popullit tonë. Lavdi dëshmorëve.
“”””””””””””””””””””
Këngëtari dhe ushtaraku anglez, James Blunt, i cili kishte marr pjesë në luftën e Kosovës, i ka kushtuar një këngë të dhimbshme popullit të kosovës, që përjetojë tmerrin serb, ja teksti, poezia e bërë këngë !
PA GUXIM
Fëmijët janë këtu, me duar të shtrira nga qielli
Lotët u thahen në fytyrat e tyre
AI ISHTE KËTU
Vëllezërit shtrirë në varre të cekëta
Etërit e humbur pa lënë gjurmë.
Një Komb i verbër për turpin e tyre,
prej asaj dite që AI ISHTE KËTU.
Dhe unë nuk shoh guxim, nuk ka guxim në syt tuaj, vetëm trishtim, vetëm trishtim
Dhe unë nuk shoh guxim, nuk ka guxim në sytë tuaj, vetëm trishtim, vetëm trishtim
Shtëpitë janë djegur paripariparueshëm
Era e vdekjes është në ajër
Një grua duke qarë dëshpëruar thotë: “AI ISHTE KËTU”
Drita gjurmuese zbardhon qiellin
Është koha për një tjetër familje, të vdes
Një fëmijë që ka frikë edhe për të qarë thotë: “AI ISHTE KËTU”
Dhe unë nuk shoh guxim, nuk ka guxim në sytë tuaj, vetëm trishtim, vetëm trishtim
Dhe unë nuk shoh guxim, nuk ka guxim në sytë tuaj, vetëm trishtim, vetëm trishtim
Fëmijët janë këtu me duar të shtrira nga qielli
por askush nuk shtron pyetjen pse,
AI ISHTE KËTU
Pleq bien në gjunjë për të pranuar fatin e tyre
Gra dhe vajzat të prera e të përdhunuara
Një brez plot urrejtje, thotë: “PO, AI ISHTE KËTU”
Dhe unë nuk shoh guxim, nuk ka guxim në sytë tuaj, vetëm trishtim, vetëm trishtim
Dhe unë nuk shoh guxim, nuk ka guxim në sytë tuaj, vetëm trishtim, vetëm trishtim
Dhe unë nuk shoh guxim, nuk ka guxim në sytë tuaj, vetëm trishtim,
Dhe unë nuk shoh guxim, nuk ka guxim në sytë tuaj, vetëm trishtim, vetëm trishtim
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.