Thënie
Lavdia është një helm që duhet marrë me doza të vogla!”
“Ligjet janë rrjeta ku mizat e mëdha kalojnë lehtësisht, ndërsa mizat e vogla ngelin të mbërthyera!”
“Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh!”
“Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fundin e të cilës do të gjesh faljen!”
“Një grua e njeh fytyrën e njeriut që dashuron, ashtu si marinari njeh detin e hapur!”
“Një bashkëshort i mirë nuk shkon kurrë të bjerë për të fjetur i pari natën dhe nuk zgjohet kurrë i fundit në mëngjes!”
“Lumturia e një nëne është si një rreze drite, ajo ndriçon të ardhmen, por reflektohet gjithashtu në të kaluarën, në formën e kujtimeve të bukur!”
“Kur gratë na dashurojnë, ato na falin për gjithçka, edhe për krimet tona; kur nuk na dashurojnë, nuk na njohin meritën për asgjë, as edhe për virtytet tona!”
“Mençuria është kuptimi i atyre gjërave hyjnore, tek të cilat shpirti ngjitet përmes dashurisë!”
“Kur ligji bëhet despotik, morali dobësohet, dhe anasjelltas!”
“Ndoshta virtyti nuk është asgjë më shumë, se sa mirësjellja e shpirtit!”
“Kur zhytemi në thellësitë e kënaqësisë, ne nxjerrim lart më shumë llum, sesa perla!”
“Dashuria është poezia e shqisave!”
Balzak
Autori im i preferuar. U jam rikthyer veprave te tij si ne frengjisht ashtu dhe ne shqip dhe kam ndier gjithmone te njejten kenaqesi. Mbreti i detajeve dhe i personazheve te larmishme!