Pran: Unionit Europian – Bruksel
- Parlamenti Europian;
- Këshilli i BE-së;
Në emër të paqës, stabilitetit dhe sigurisë në rajon
Ekselenca e Juaj,
Duke pas parasysh fillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë e caktuar për ditën e Mërkurë, datë 27 Qershor 2020 në Washington DC, me ndërmjetsimin e emisarit të Presidentit të SHBA-ve Z. Donald Trump, urojm që kjo marrëveshje të jetë në frymën e marrdhënjeve reciproke në pozita të barabarta dhe njohjen reciproke të dy palëve pa u cënuar sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës.
Bashkimi Europian nuk mund të imagjinohet me popuj të rrobëruar, të ndarë dhe me territore të coptuara në dëm të popujve të vegjël dhe në dobi të popujve të mëdhenj brenda kontinentit më të vjetër.
Koordinimi mes BE-së dhe SHBA-ve do të ndihmonte zhvillimin e bisedimeve nga të cilat priten rezultate afatgjate të njohjes reciproke, fqinjësisë së mirë dhe mirëqenies në rajon.
Populli shqiptar vazhdon të mbetet mirënjonjës dhe falenderues për intervenimin Tuaj në pengimin terrorit dhe gjenocidit që ushtroheshte mbi Kosovën. Ky popull edhe mëtutje shpreson që do të ndikoni në ruajtjen e paqës në rajon duke respektuar kësaj rradhe sovranitetin kushtetues dhe integritetin territorial në bazë të vullnetit të një populli të shkelur dhe të sunduar për një shekull të tërë.
Me respekt,
- Ambasador të paqës IHN-IHI nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut;
- Grup qytetarësh dhe Organizata Joqeveritare;
- Pjesë nga Diaspora Shqiptare në Europë;