Përmes magjisë së penës

I pasur nuk kam qenë e shkruaj për të pasurin
Më mirë se për të varfërin dhe pse vetë jam i varfër
Për një hero të shpatës e kam shpatuar vargun
Kur sinqerisht e them, nuk kam ide për shpatën.
Mos flas pastaj më tepër për një aventurier
Ja kam zbërthyer dhëmbët, me rrënjë e pa rrënjë
Pa shkuar kurrë me kurva, kam hyrë në bordell
Aty si kamasutra çdo stil seksi kam bërë.
E çfarë tjetër nuk bëj përmes magjisë së penës
Bota mbase çuditet me timin personazh
Thotë mos jam i çmendur, që them hapur të fshehtën
Pse po të mos e thosha, do thotë jam normal?
Unë them të fshehtën time, të tjetrit, të të tjerëve
Dhe në mos qofsha tjetri dhe si bota mos qofsha
Bashkë me jetën e skllevërve, bëj dhe jetën e mbretërve
Të engjëjve dhe të djajve, më shumë se gjithë bota.
Ndërkohë ju ftoj të ndiqni një ditë nga imja jetë
Si botë e ndërlikuar, tek unë rron kaq e thjeshtë.
@Edmond Shallvari