10.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Prill 2026

Mhill Marku

 

=PO RINGJALLET AT GJERGJ FISHTA !=

==============================

Sa herë kam shkuar në Krajnin tim

Kam ndalur e perkulur në fshatin Fishtë

Puth i a kam bustin Atit si varrin babait tim

Ashtu kokëulur,me dhëmbje ,e i trishtë!

Dhe para ca ditëve me ca shokë të mi
Shkuam e foto bëmë me Atin e shënjtë
Na u duk se na bekoj Ati me shënjtëri
Shkuam si të lodhur;na bëri me fletë!
Tek shihnim Atin te ajo kullë e vjeter
Që tënja e kohes e politikes e kish brejtë
Madhështia e Atit i jepte pamje tjeter
Madhështi që i japin jetes e vdekjes korifejt!
Këto ditë zemer e shpirt më janë gezuar
Se paska qenë kështu vizita e fundit
Si marathonomak po vijë per tju treguar
Se At Gjergji po ringjallet te kulla e katundit!
Sa qe gjallë o At shëndrite si Yll i Drites
Në Altar, Kuvend, Lahutë,Mriz e Manastir
S’vdekuri të lanë vetem rrenojave të Fishtes
Por dhe pse ashtu ti ndrisje dhe më mirë!
Në vite e dekada të paqenë të bënë
Si ata të pa fe dhe sot këta me fe
Gjynahu per ty o Homeri ynë i ka zënë
Ndaj kanë fillu me të bërë shtëpi të re!
Jezusi vuajti s’gjalli atje në Golgotë
Ju s’vdekuri të lanë në ferra e vjetersira
Si Jezusi dhe ju veç dritë lëshuet në botë
Po ringjallet At Gjergji,po vijnë ditë të mira!
Mezi po pres t’u vijë prap per vizitë
Te shtëpia e re ku shtatin pushove
Te shtëpia si altar ku pushojnë perenditë
Ku fesë e Atëdheut jeten ja kushtove!

Mhill Marku

Fishtë : 19.06.2020 20:18

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.