25.5 C
Tiranë
E premte, 17 Prill 2026

Nikolle Loka

Dritëhijet

Dritëhijet në gjumë
na ngjajnë si ëndërra,
i ndjekim,
por s’i prekim kurrë.
Drita e ditëve,
hijen na e lënë te këmbët,
hija e netëve
dritë qirinjësh në rrugë.
Ditën
drita bëhet hije e plaket,
natën
hija rinohet me flakën.

PRESIDENTI I URUGUAJT HOSE MUJICA
Presidenti me i varfer ne bote..Fotografia e Nikolle Loka

Montevide o- Ndërkohë që liderët e vendeve të varfra jetojnë në vila dhe deputetët vendosën nëpër suita të hoteleve të shtrenjta, Jose Mujica president i Uruguait jeton në një shtëpi të vjetër në fermë, duke e larguar nga vetja luksin e pallatit të presidentit në kryeqytet Montevideo.

Presidenti 77-vjeçar jeton në shtëpinë në fermën e bashkëshortes së tij ku ai kujdeset për barin e rritur dhe i nden rrobat për tu tharë në natyrë. Ndërkohë që presidentët e vendeve të varfëra qarkullojnë në limuzina me anti -plumb dhe në distancat më të vogla, të shoqëruar me bodigard dhe elitën e ushtrisë të cilët i mbrojnë ata në çdo sekondë. Mujica nget një Biatëll VW e 1987 dhe rutina e tij zyrtare me rroje përbehet nga një qen të cilit i mungon një këmbë dhe dy oficer policie.

BBC raporton se Mujica jo vetëm jeton në varfëri pavarësisht faktit se ai mban vendin e presidentit, ai dhuron 90% të rrogës së tij mujore prej $ 12,000 për bamirësi. Duke dhuruar pjesën e madhe të rrogës shtresës së varfër dhe bizneseve të vogla do të thotë se ai merr vetëm $775 në muaj, që krahasohet me të ardhurat e një Uruguaiani mesatar.

Sipas BBC ai komenton ‘Unë jam presidenti më I varfër në botë’ por nuk ndihem i varfër. Njerëz të varfër janë ata që punojnë vetëm për të mbajtur jetën e luksit, dhe gjithnjë duan më shumë. ‘Kjo është një çështje lirie. Nëse nuk ke shumë gjëra atëherë nuk do të luftosh gjithë jetën si një skllav për ti mbajtur ato , e kështu ti ke më shumë kohë për vetën.’

“Mund t’ju dukem një plak paksa I çuditshëm…por kjo është zgjedhja e lirë.’ Sipas BBC në deklaratat e tij të pasurisë në 2010, pronat e tij është një makinë VW Beetle dhe $1,800. Në 2012, ai përfshiu dhe asetet e gruas së tij në deklarata e cila kishe në pronësi tokë, traktorë dhe një shtëpi të vlerësuar $215,000.

BBC shpjegon se sasia është afro 2/3 e pasurisë së zv .presidentit Danilo Astori dhe 1/3 e pasurisë së deklaruar të paraardhësit Tabare Vasquez. Mujica u zgjodh në 2009 pas një jetë të kaluar si një ushtar gueril dhe një I burgosur politik. Në vitet 1960 dhe 1970, ai ishte anëtar I grupit gueril të Uruguait ‘the Tupamaros’ një grup radikal I majtë frymëzuar nga revolucioni në Kubë. Grupi u formua nga punëtor të varfër të sheqerit dhe nga student radikalë. Grupi u shkri në 1973 pas një puci të drejtuar nga Presidenti Juan Maria Bordaberry.

Mujica kali 14 vite në burg në kushte të vështira. Ai u lirua në 1985 kur vendi I tij iu rikthye sistemit demokratik. Roli tij ishte tepër I rëndësishëm në transformimin e milicisë rebele në një parti politike. Sipas BBC në samitin Rio +20 Qershorin e shkuar, ai shprehu qasjen e tij filozofike që ndjek në jetë

‘Kemi gjithë pasditen që flasim për një zhvillim të qëndrueshëm. Për të nxjerrë masat nga varfëria. Por çfarë jemi duke menduar? Unë ju pyes tani: çfarë do ti ndodhte këtij planeti nëse Indianët do të kishin të njëjtin sasi makinash për shtëpi sa Gjermanët? Sa oksigjen do të na kishte ngelur? A ka ky planet aq burime sa shtatë apo tetë bilion të kishin të njëjtin nivel të konsumit dhe harxhimit në ditë sa në shoqëritë e pasura? Është ky nivel I konsumit të tepërt që po dëmton planetit tonë.’

Ai akuzoi disa nga liderët botëror se vuanin nga ‘obsesioni i verbër për të arritur rritjen me konsumin sikur e kundërta do të kuptonte fundin e botës.’ Ignacio Zuasnabar, një analist Uruguaian tha për BBC se ‘shumë e simpatizojnë presidentin Mujica nga stili i tij i jetesës. Por kjo nuk e ndalon kritikën për arritjet e qeverisë.’

Kritikat për të vijnë për faktin se ai i jep para shtresës së varfër, se pranon abortin deri në 12 jave dhe se mbështet legalizimin e marijuanes. Edhe perse popullariteti i tij është rritur shumë ai nuk do kërkojë të rizgjidhet në 2014 por do të dalë në pension

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.