10.5 C
Tiranë
E mërkurë, 22 Prill 2026

Abdi Përgjegja

Leksion dashurie*

E dini ç’më trishton këtë mbrëmje,
kur lexoj vargje mediokre në publik !
Për “pesë para” dikush që s’ndjen dhembje,
qindra fletë të bardha i harxhon më kot !

Në ato fletë mund të shkruhej lirikë,
e do të gëzonte më shumë se një zemër.
Ose ai plep do ishte ende duke u rritë,
e do më pëshpëriste këtë natë me fletët.

Mund të kish dhe një çift lejlekësh,
me dy të vegjël duke shijuar dashurinë.
At’herë këtë natë me freskun mes fletësh,
do të dëgjoja më të bukurën cicërimë…

Ndaj shpesh trishtohem me të vërtetë,
kur lexoj publikime të dobëta si* poezi.
Se prej vitesh kam mall t’shoh një plep,
ku Lejlekët japin leksion për dashuri.

Në kujtim të baballarëve.

Thupra e vjetër.

Duke rrëmue në nji kuti të vjetër,
e tuj u ngazllye kujtimeve t’fminisë.
Shtang kam mbet kur pashë një thupër,
ajo ish dikur “kapitull i Pedagogjisë” !

Prej natyre
kam kenë fëmi i hedhun,
po dhe sherrinat fort m’kanë ndjekun.
Të tana mu kujtun kur pash këtë thupër,
thua i kish lanë baba t’shkrume n’libër.

Kët thupër
t’vjetër me lëkurë t’lëmuar,
gjithmonë e shihja në soft të oxhakut.
Tanë sherrinat këtë natë mi ka kujtuar,
e ma fort jam gëzu se m’hoq mallt e plakut.

S’mbaj mend
sa herë e kam provuar,
po shenjë as varrë n’trup s’ka mbetun.
Një lot i bukur sytë mi ka mjegulluar,
por në buzë e shpirt jam kaq i qeshun.

E nevojshme
në këtë kohë të papërshtatshme,
një ndarje e përkohshme…!

Së pari
me gjithkënd
që pa asnjë kriter,
më bombardon trurin
më gjëra boshe..!

Së dyti
me gjithë ata ato
që vetja ju duket
kokë e madhe.

Hedhin e hedhin
pa pushim shkrime
e thënie,
lexuar e skeduar
që në rininë
e hershme.

Kur
ende hedhësit,
s’kishin ardhur
në këtë botë,
plot halle.

Së treti
e jo më pak e rëndësishme.
Duhet bërë
kjo ndarje
edhe nga vetja !

Patetizmi egoja
e gjithë gjërat e bezdisshme.

Kur
sheh me dhimbje
ç’ke guxuar e hedh publik,
para dy tre
apo më shumë vjetëve..!

Eh
duhet kjo ndarje,
më në fund
edhe nga ty.

Ndërsa
më lexon
në këto vargje,
në mënyrë cinike
vetes ja shkel me sy.

Kushedi
ç’të bluan
ajo e vockël
mendje…!

Miku Artit

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.