
Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, ka dhënë një lajmërim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë rezidentë jashtë territorit të Shqipërisë, të cilëve u mbaron afati i pasaportës.
Në emisionin “Në Fokus” ajo është shprehur se mund të përballen me urgjencën për t’u pajisur me pasaportë të re.
“Për të mos krijuar fluksin e 2020 ministria e Brendshme ka paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë aktin normativ për shtyrjen e afatit të vlefshëmrisë së pasaportave biometrike deri më 31.12.2020. Është e njëjta gjë si me kartat e identitetit muajin që shkoi.
Shtyrja e afatit u bë për t’u ardhur në ndihmë atyre që janë jashtë territorit të Shqipërisë. Zgjatja e afatit të pasaportës i ndihmon ata të mos rrezikojnë të konsiderohen të huaj në territorin e një shteti. Ky akt normativ po diskutohet në komisionet parlamentare dhe do t’u vijë në ndihmë të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit,”- tha Voda.