DO MARRË FLLADIN E PRANVERËS.

Do t’i marr flladin pranverës,
zjarrin e diellit në kohën e pikut,
do te nisem me krahët e erës,
për ty mike pa iu trembur rrezikut.
Do t’i marre zërin e bilbilit,
luleve të gjithë aromën parfumimit,
do të mbuloj me petalet e trëndafilit
pastaj do të këndoj këngën e gëzimit.
Mike, që të të bëj për vete,
do tund malet nëpër djepe,
do nis me ty rrugën e një tjetër jete,
me thjeshtësi dhe pa salltanete.
Nëse pylli është mbret i gjelbërimit,
fllad do t’i bëhem në gjethnajë,
yll në fushnajën e kaltërsimit
,pa të marr ty s’dorëzohem kollaj.
Do të mbretërosh në zemrën time,
dhe në jetë s’do kesh asnjë mërzitje,
shpirtin do ta mbush me flakërime,
ti si hënë e plotë dhe unë yll drite.
Do të largoj te gjitha yjet,
Në qellin e gezimit do jesh ti.
Për lumturin largoj dritëhijet
Se je e vemtja dashuri.