Fran Ukcama,nji poet i niveleve nderkombetare,nji perfaqesues dinjitoz i rrjeshtit te lire poetik dhe lirik.Frani shkruan ate qe ndjen,ai vjene here i qeshur mes alpeve ku lindi dheu rrit,here here i rrepte si orteku i debores, qe shkaterron ç’fare gjen perpara.Dashuria ndaje atdheut eshte primare ne vargjet e ketije poeti,brenga ndaje pa drejtesis e mundon poetin Ukcama,aqe sa here ,here vargu i tije na bene apele, na rrenqethe trupin,korrupsioni,pa drejtesia dhe fukaradheku plaga qe se le te qete poetin Fran Ukcama….mirnjohje penes tuaje brilante,sa borçli ndihemi perpara krijimtaris tane….suksese poet e shkrimtar bashkohore.Gjin Musa
Ne foto poeti kreshnik FRAN UKCAMA.

KOSOVË NUK PO TË SHQITEN BAJLOZAT MBI SHPINË
Dardani, o dra atdhe , tokë e shejtë,
E mori dreqi fatin tend me emrin Kosovë,
Bajlozët s` po të shqiten prej shpine, medet,
As hak, as gjak si ke kujt mbi tokë!!
Ti n` mivjeçarë je n` truallin tend,
Ardhëtarët t` lakmojnë, t` kafshojnë si qen,
Ti Kreja e Kombit, ti dritë, ti shend,
Ditëbardhë s` po të lenë mbi dhe të gjesh..
Ti pas gjashtëqindmotesh hoqe zgidhën qafe,
Me shpresë t`i bashkoehesh kurmit kombëtar,
Por lakenjtë të sulen ditën e terr nate,
Me njëmijë prita, heronjtë për t`i vra.
Europa me ty luan si macja me miun,
Ta jap, s` ta jap pamvarsimin e plotë,
N` anë të oxhakut ta gostitin anmikun,
Kriminelet i bajne heronj, heronjtë e tu n` Golgotë.
Të heqin zvarrë kanceleritë , sikur motesh,
Çka dreqin po ndodh, a jemi gjak i keq,
A paftyresia e soj e sorrollopëveve,
Mbi shpatullat e njoma po na bie rrebesh..
Jemi Kombi ma paqësor në krejt Univers,
Askënd nuk kemi cekë, gjithmonë jemi mbrojtë,
Si gjendemi mes oqeanit, mes peshkaqenesh perveshe,
As vëlla, as kushurinj, s` paskemi n` këtë botë!!
Një rrugë kemi o Dardani shekullore,
Autostrada e kohës mbi kalldremet e herme,
Bashkimin e kombit, ndarë në dhjetra troje,
Coptuar nga bishat shkulma oreksesh..
Mos e ul kryet Dardani, mos druaj,
Ju bijë e bija dragonjesh, luanesha,
Merr fatet e tua në dorë e të sulesh,
S`ka më lëmoshë, çdo ditë del e verteta.
Shqiptarë, ku jeni, bijë shqipesh në kjofshi,
Ngrini zerin e shpirtit, bashkohuni,
të ndarë, të coptuar, të shitur, n` dallofshi,
Krye ulur do të mbesim, mishirë s` ka as zoti..
Ringrihuni heronj, ju dektarë martir,
Rrëfeni udhën, forcën e arsyes,
Po nuk deshëm veten, askush n` botë s` na kqyr,
Po nuk u bëmë zot të dheut, gjithë jetës jemi t`thyer!