22.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Prill 2026

Tatjana Haris Haskaj

Dashuri ajo te ndjej …

E desha shumë , aq shumë
Sa arsyeja habitei me mua
Kur më pyeste: ç’ben o djalë ?
Unë ja ktheja: lerëm ,se e dua !
E desha si lumi do shtratin
Kur rrugen merr për në det
Mendoja i bindur qe ne
Bashkë do e shkonim ketë jetë
E desha edhe më shumë
Dhe pse binte si rrebesh
Ajo … nëna e femijëve
Ishte për mua mbretëresh
E desha pa kushte ,vërtet
Por ajo s’më pranoi kurrë
Nuk u ndjeva kurrë mbret
Shpesh herë u bëra dhe urë
Dhe arsyeja prap me pyet
Çbën kështu more burrë?!
Përgjegjësia më mban lidhur
Se zëmra më ështe bërë gur
Arsye nuk gjej të iki
Që te rri është gjë e kot
Zëmra e lodhur nga pritja
Plasi ,u bë një mijë copë
Kush mund zëmrën dot ta
mbledh ?!
Një mijë copëzat pulsojnë gjak …
Dashuri ajo te ndjej
Dhe të rrah si zog ne çark
Nga Tatjana Haris Haskaj

26 qershor 2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.