=Provimi i Letersisë që bëri Turin “Hero”!!
==============================
Dhe gjithë këto kohë sot e kësaj dite
Në mëndje më sillet e peng më ka mbetur
Ajo teza e vështirë e provimit letersisë
Që maturantet akoma nuk e kanë gjetur!
Dhe pa prit e hiç pa u menduar
Turin si kapedan hero të madh e bënë
Më shumë nga padija, s’kishin mësuar
Apo harruan: në jetë të papritura do kënë!
Se matura është provim i dijes, jetes
U rrite, u dite u bëre grua e burrë
Të papriturat do i çash me forcat e vehtes
Ndryshe i maturuem mos i thuaj vehtes kurrë!
Dhe Heroi Ilia Dashi ishte maturant si Turi
Kurë në krye të detyres i shpertheu zjarri
Bëri atë që a mund e rrallë e bën burri
Shpëtoi anijen e shokët, vetë u dogj zhari!
Dhe Aleko,Petriti,Skenderi,Beqiri e Jaku
Njëzet vjeçar ishin të Nendetseve komandant
Por kur nen e mbi det plaste avaria e zjarri
Jetes anijeve e shokëve u dolen garant!
Eh, sa Tura ka pas e do ketë në jetë
Me avion,anije në qiell ,tokë e det
Kurr s’u ankuan e protestë nuk bënë
Por në çdo provim të vështirë moren vetem 10-të!
Dhe ju o maturant një ditë në jetë
Do gjendeni ashtu siç u gjet me ju Turi
Pergjigjen e pyetjes e di mirë keni me e gjet
Jo si te provimi, por si duhet ta gjej burri!
Mëhill Marku
02.07.2020 18:40
================================