5.5 C
Tiranë
E shtunë, 14 Mars 2026

Hyrije Jusufi

Prishtinë ,
MA LUMTURO MËNGJESIN DARDANIA IME
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe E brendshme
O rrugët e atdheut tim
Fërkemi shkret mos më mbetë
Kohë e keqe në ekzil
E dhimbje e vendit shpirtvrarë të zgjon…
mëngjesit trishtim i falë …!
Të lutem bëj diçka për mua
Se borxh më ke mbetë në shaminë e lotëve
Në fjalët e shkruara ndër dhrithërime shpirti…
Ma lumturo mëngjesin Dardania ime !
Mos na nxirr lotin se mjaftë u bë
Zëri i të pagjeturve do të thaj fjalën në buzë
Mos mi hap plagët se gjakojnë përnjëherë
E gjymtyrët ende nuk u ç‘bërën tërësisht!
Kësaj here do derdhen në ujvarën e Mirushës…
Për të ujitur tokën Dardane me lot vëllavrasje , jo të lutem
Shqipja një , unike
Kushedi
mund të çrrënjoset fara e keqe e
Hithërat të mos gjinden as për një pite tradite…
Të lutem o Dardania ime përbij dardhat e egra se të helmuan ditë për ditë
Fara e keqe
Shortoje trungun e gjenezës së lashtë
Pipëthat e reja do lulëzojnë ,
Ngjyrash ylbere do pagëzohen
Më fshij lotin
Ma kthe borxhin
Nishan fërkemi im rrugëve plot dashuri
Dardanisë sime pa dhimbje
Të bukur
Të urtë
Krenare
Fluturo , ngjitu qiellit ,
Atje ku ti mbi re mund të ngjitesh
E bishën e lë zvarrë hijeqelbur
Fluturo mbështjell Dardaninë në flatrat tua të gjëra
madhëria ime
Zgjatu tokë – qiell
Për të përkundur shqipet nga dorë e jotja
Ik…, ik …, ik
Mos të zë belaja
Fluturo mbi dëshirën e shqipes
Dardania ime plot jetë…!
Hyrije Jusufi
Foto Kumanovë me

Besim Miftari
Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, duke përfshirëHyrije Jusufi, njerëz që qëndrojnë
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.