20.5 C
Tiranë
E mërkurë, 15 Prill 2026

MERI MEZINI

Poetja Meri Mezini permes vargjeve shprehe dhimjen per shoqen dhe miken e jetes.

“SHPIRTI NE PAQE I PUSHOFTE”

*BIJA IME BUKUR BIJË **
Po të pres e malluar
bija ime bukur bijë,
Orët po me duken muaj,
Bija ime bukur bijë,
Po shikoj qiellin e pastër,
Bija ime bukur bijë,
nga qielli do zbresësh ti,
Bija ime bukur bijë,
Ktë herë s’do këtë përqafime,
Bija ime bukur bijë,
ti do jesh ti akull e ftohtë
Bija ime bukur bijë,
Do bërtas sa kam në kokë
Bija ime bukur bijë
Pse le jetë të iki
Bija ime bukur bijë,
Do të kem mall të
të puth fortë,
Bija ime bukur bijë,
Arkivolin s’do ta hap dotë,
bija ime bukur bijë,
Ke ditë që udhëton mbi botë
Bija ime bukur bijë,
Për të ardhur në ktë tokë
Bija ime bukur bijë,
Jam nëna mos qofsha unë,
Bija ime bukur bijë,
Si do të fusë unë në gropë
Bija ime bukur bijë,
Zot si do duroj unë për ty,
bija ime bukur bijë,
Dhimbja jote nuk durohet
bija ime bukur bijë…
A’h ç’i bërë nënës tënde
bija ime bukur bijë,
Më helmove shpirt
e zemër
bija ime bukur bijë…
Ja kushtoj Xhevaires,
nënës që mori plagë të madhe.MERI
*LAMTUMIRË AIDA JONË* …..Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar dhe jashtë
Pse vajton vëndlindja
ime?
vajte kohë që vetëm
qanë,
zemra jote është bërë thërime
bijtë e ty i kën litarë.
Lotët tanë sot lagin
qiellin,
Zemra jonë për Idën
qanë,
zemra e saj ndaloj
rrahjet,
Larg shumë larg
mbi Oqeanë.
Kush nuk qau kur morri lajmin,
Njeri-tjetrin
lajmëruan
Motra jonë e shtrenjtë
Aida
Dragotin sot e ka
helmuar.
Na helmoji kjo kohë
e keqe
ky kurbeti na helmoji
Nuk varros Nëna
fëmijën,
a’s fëmija nënën
jo.
Lamtumirë Aida
jonë,
lamtumirë në dhe
të huaj,
Duam të të puthim
ballin,
Si do ikësh pa na
takuar.
Lamtumirë motra
jonë
Në breza do të
kujtojnë.
Motër bijë e ati
fshati
Ti volejbollistja
jonë.
(Nga shoqa jote m
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.