ZEF DEDA SOT FESTON 70 VJETORIN E LINDJES. GEZUAR.

E GZOSH 70 VJETORIN
E FESTOSH EDHE 100 VJETORIN.
Do ta mbushi gotën plot
Me raki dalë prej kazanit
Se ditëlindjen e ka sot
Një artist, një zog shkodranit.
Që gjithmonë na ka afrue
Humor të pastër si kristal
Por ëmrin ja kam harrue…
“Kunati i shokut Xhemal”.
“Mjeshtër i madh”, me trup të vogël
Imitues i Carli Çaplinit
Baba i ka lindë në Shkodër
Por si fis prej Dukagjinit.
Artistë me vlera kombëtare
Në Shqipëri një nga ma të mirtë
Jetë të gjatë e shnet e pare
I uroj unë me gjithë shpirtë.
— — — — — — — — — — — –
Me rrespekt: Lulash Ara