28.5 C
Tiranë
E mërkurë, 30 Korrik 2025

Mëhill Marku

 

======SOT VDIQ NJË NËNË !====
===================
Dikur njerit nga anet tona i vdiq nëna
Shokë e shoqe shkuan ta ngushllojnë
Sa pinë kafet ndejten hidhur si në gjëmba
Pastaj në një cep zunë të kuvendojnë.
Ndonjëri hidhte dhe ndonjë romuzë
Te të tjeret herë,herë plaste dhe gazi
I shikonte i biri,u merzit,u bë hundë e buzë
Nga inati desh i nxori jashtë nga marazi!
Mua më ka vdek nëna e ata po qeshin
E ndau një shok e porositi, e i tha:
“Të lutem: mua më ka vdek nëna e terhiqu veshin
Per me qesh thuaju më mirë të mos kishin ardh”!
Dhe shoku i tij i foli të birit të nënës:
“Ti ke hall e të lutem mos bëj fjalë
Kur tu vdes nëna e tyre do meken prej gjëmes
Se sot të ka vdek ty ata nënat i kanë gjallë”!!!
Dhe sot ndërroj jetë , vdiq një nënë
Një gjyshe,hallë, moter,teze e bijë
Të gjithë të merzitur të jenë s’është e thënë
Por sot varrimin t’ia bëjmë si shqiptarit i ka hije!
Se jo: nënë të keqe kurr nuk ka
Të mirat e të këqiat e fëmijve kur vdes i merr me vehte
Kujt sot i erdhi mirë, qeshi , faqe të bardhë nuk la
Dhe kur vdes hasmi shqiptari gezimin e mbyll në vehte!
Pushofsh në paqe o nënë e dashur
Vdiqe ti e seç mu kujtue nëna ime
Kush qeshi sot,neser radhen ka per të patur
E të bëj si të dojë: o të qaj per nënën o të hedh valle e gezime!
Mëhill Marku
01.08.2020 18:05
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.