Fort i nderuar dhe i respektuar lexues duke iu përulë me respekt para cilitdo prej jush e duke iu kërkue ndesë për ndonjë fjalë edhe pse krejt të drejtë por domosdoshmerisht të përdorshme për të dhënë karakterin apo tipëzuar personazhin që është trajtuar ju ftoj të lexoni botimin e ripunuar të librit Ku(rvë)nata.
Koha dhe fati e vuri Engjëllin në një moment përballë një grupi njerëzish me vese e pa personalitet ashtu siç ishte vendosur e drejta përballë të padrejtës apo sikurse errësira mundohet të mbundë dritën. Morali kurvënor, meshkuj prostituta, vemjet mostra mundohen ta përulin, rrëzojnë, shmjerëzojnë, dinjitetin dhe personalitetin e një njeriu që në fakt zgjedh të jetë më mirë gur se urë e vihet përballë, ku(rvë)natës e kurvave të thirrura si në një korkurvash të cilat falë dhe parave por mbi të gjitha me ndërgjegje në mungesë, i gjenë kudo ku janë avokurvat apo përmbakurvëset për të mbrojtur dhe sajuar histori të pavërteta nëpër gjykata, apo për të manipuluar mbuluar dhe harruar historitë e saj të nyta. Burrat e tredhur në moral, por të veshur më pushtet e nënpushtet të grave si burri i noteres, apo të pabesë mbledhur e paguar nga vëllai i ku(rvë)natës i cili mbjell pabesi e spiunllik siç e kishte tradit gjysh pas gjyshi turren e rendin të fundosin Engjellin.
E përballë kësaj mynxyre Engjelli sheh të shpifin dhe kurvëburrat me të cilët përditë kishte pirë kafe apo i kishte pasur miq të afërt e si prej një ëndrre sikur ishte zgjuar e veten kishte pyetur.
-Pse fjeta i qetë apo sepse mendova se isha i rrethuar nga miqtë. U zgjova dhe rreth meje pashë vetëm ujqër. Nuk e di nëse ujqërit i kishin ngrënë miqtë, apo miqtë ishin bërë ujqër?!
Në dukje ja mbërrin të bashkuar të gjithë bashkë si në një korkurvash, por ai ka zgjedhur të jetë më mirë gur se urë, e Engjelli u jep hakun të gjithve ngadalë e me drejtësi.
Për më tepër ndiqni botimin e dytë të librit Ku(rvë)nata të ripunuar që ka dalë në qarkullim e gjendet në librari.
Me respekt autori