9.5 C
Tiranë
E hënë, 27 Prill 2026

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

 

 

KU ISHIT JU CA GAZETARË SHQIPTARË GJATË VITIT 2001?

 

Gazetarët kanë një rol shumë të rëndsishën, sepse profesioni i tyre ua bënë opinionit gjëra të njohora që në fillim të ndodhive në çfarë do rasti qoftë.Unë në këtë rast do të ndalem te gazetarët shqiptarë të Maqedonisë Veriore. Pas shkatrimit të Jugosllavisë në shumë vende ndodhën edhe shumë luftëra nga satrapi i Serbisë  Sllobadan Millosheviqi i cili nxiti konflikte në Slloveni, Kroaci, Boshnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, por një lufte të tillë nuk i shpëtuan edhe Lugina e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Në të gjitha këto luftëra kishte edhe gazetarë që luanin një rol shumë të rëndsishëm edhe ate mu nga frontet e luftës. Shumë herë më ka munduar të e rikojtoj Luftën e vitit 2001 në mes të pushtetit të atëhershëm të Maqedonis dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në këtë rast nuk do të i përmendi luftrat tjera, por do e rikujtoj luftën në Kosovë. Gjatë luftës së Kosovë kishte shumë gazetarë edhe nga mediat elektronike dhe nga ato të shkruara dhe shumë gazetarë që gjendesh në zonat e luftës dhe raportonin për çdo gjë mu nga vendet ku zhvilloheshin betejat, nga vendbanmet ku terorizohej dhe masakrohej popullata civile.Nga gjithë kjo nuk mund të themi më shumë se Zoti i bekoftë këta gazetare apo gazetarë që ishin në vijat e para të betejave dhe nga ata raportonin për çdo gjë. Raportonin edhe nëpër revista e gazeta, por në media elektronike si në radio dhe në televizione. Sa e sa inçizime sot i kemi të ruajtur që kanë bërë këta gazetarë me ekipet e tyre dhe që në atë kohë disa i kemi parë, por edhe tani po kemi rastin të i shohim dhe që kjo është një dëshmi e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe regjimit barbar të Millosheviqit.Të gjitha sot ruhen edhe si histori në arkive. Po çfarë ndodhi me gazetarët shqiptarë të Maqedonisë?!.. A ishin edhe këta në vijat e luftës dhe sa kanë shkruar dhe inçizuar drejpërdrejti nga betajat e ndryshme ose nga vendbanimet shqiptare qoftë për luftime e Ushtrisë Çirimtare Kombëtare, por qoftë edhe nga vendbanimet të raportojnë se si po i përjeton këto granatime dhe ate popullata civile që nga fëmiu në djep dhe deri tek plaka dhe plaku më i moshuar, të sëmurit etj. Edhe njëherë po pyes sa gazetarë shqiptarë kanë përcjellur luftën e vitit 2001 drejtpërdrejti nga ku zhvilloheshin betejat?  E sot disa nga këta gazetarë shkojnë aq larg rrahin gjoks për profesionin e tyre të gazetarisë. Disa kanë shkruar aq lart janë bërë edhe analista, kolumnista, publicista e çfarë jo tjetër dhe dalin e shesin gogla për dushk. Edhe njëherë po e përsëris dhe kisha dashur të dija se sa gazetarë të mediave të shkruara dhe atyre elektronike kanë qenë në Luftën e Kosovës dhe sa gazetarë shqiptarë në Luftën e Maqedonisë Veriore. Unë jam i njohur pos atyre që i kam parë vet ka shumë inçizime nga lufta e Kosovës që ei kanë bërë gazetarët, ndërsa kisha dashur të e dija sa gazetarë kanë qenë së bashku me ushtarët e UÇK-së, në beteja  dhe kanë raportuar drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes. Sa gazetarë ka pasur në vendbanimet  ku kanë qëndruar popullata civile nën rrebeshin e granatimeve  dhe sa içizime ka të ruajtura dhe që poullata nëse nuk i ka parë gjatë kohës së vitit 2001 kërkon sot të ilexoj apo të i shoh. E një gjë e këtillë do të jetë më interasante për gjeneratat e reja që nuk e kanë përjetuar ë sot të e shohin. Mbetem me shpresë se një ditë edhe gazetarët shqiptarë do të i nxjerrin nga arkivet e tyre të ruajtura dhe do të na i mundsojnë që të i shohim. Një e këtillë do të ishte me shumë vlerë dhe historike se sot disa të na dalën dhe të na shesin gogla për dushk dhe të na tregojnë atdhetarizëm duke e quajtur veten koxha opinionista, kolumnista, analista e…

 

 

 

2 gusht, 2020

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.