6.5 C
Tiranë
E martë, 17 Shkurt 2026

Fazli Ferati

FJALA SI VALA
Poetit kurrë
si ndalët fjala
sa detit vala
Herë e qetë
e herë me vrull
nga fjala
poeti s’ndalët kurrë
Edhe atë ditë
kur ikën nga kjo botë
fjala i rron
për jetë e mot
Për asnjë çast
fjalën mos e ndalni
ndjenjat tuaja të zjarrta
kësaj bote ia falni
Siç na i dhuruan
poetët tanë
që veprat e tyre
pranë gjithmonë i mbajmë
“””””””””””””
PSE KËSHTU
Ah more dreq
pse
kaq shumë më tërheq
Ku e ke gjithë
atë fuqi
që më bën t’mendoj
veç për ty
Për këtë askush s’e di
Është diçka e fshehtë
me plot magji
që kur të rrëmben
s’pyet njeri
f.f
“”””””””””””””
KOHË DJALLI
Të jetosh në kohë mjegulle
kur djajtë valle hedhin
engjujve si mbetet tjetër
pos rrugëve të botës të bredhin
Me djajtë
s’mund të kesh komunikim
se orë e çast
sipas interesave ndërrojnë mendim
Sa herë djalli bie në kundërshtim
me mendimin e vet
harron çka ka thënë
e çka tani po flet
E sa i përketë fytyrës
sesa herë e ndërron
më shumë se një herë
gjithsesi përshtati i shkon
f.f
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.