4.5 C
Tiranë
E enjte, 12 Mars 2026

Mhilli Shengjin

REPLIKË E DETYRUAR !!!!
=========================
(KERKOJ MENDIMIN E GJITHË ISH NENUJSAVE TË NENDETSEVE SHQIPTARE !)
=============================
ZOTIT : MEÇE GAZMIR
ZOTIT : KLODIAN SELIMI
ZOTIT : VASFI DODA
Më terhoqi vëmendjen një publikim i juaji per Nendetset Shqiptare ku po shkruhet nga ndonjeri o nga padija ose qellim i keq per Nendetset Shqiptare !!
Nendetset Shqiptare kanë ardhë në Pashaliman më 31.Gusht 1958 dhe per 40vjet deri më 1998 kanë qenë në formacion luftarak FLD dhe Ushtrisë tonë si Brigada e Nendetseve.
Kanë qenë prodhim i vitit 1955 , dhe jo të vitit 1935 ,per atë kohë moderne, nendetse detare, me autonomi lundrimi me shkëputje nga baza per 30 dit e net, me fuqi zjarri të lartë; në çdo nendetse kishte gjithëmonë 11 silura luftarake me fuqi të madhe shperthyese, me zhytje maksimale deri 200 metra nen ujë .
Per ne që kemi lundruar per shumë e shumë vite nen ujë, që kemi kryer detyra shumë të rendësishme shtetrore në Adriatik , Jon e Mesdhe duke qendruar deri 22 dit ë net pa dal në siperfaqe ishin Nendetse moderne të kohes e jo plehra siç i quan Klodiani apo më keq ndoj tjeter.
Kur ne kishim 4 Nendetse të Zhytjes Klasike Italia kishte 2 nendetse, Jugosllavia 2 (Heroi dhe Sutjeska) dhe Greqia asnjë!
Se si mund të kalohej Kanali i Otrantos pa llogarit se Shqipëria ka 4 nendetse veç ju mund të dilni në këto konkluzione !!! Nëse i keni nga mosdija e mos njohja u falet e po e patet nga shpirti e qellimi i keq , mbajini per vehte! Të thoni se këto nendetse 10 herë kanë dalë në lundrim turp per ju kur ato kanë bërë me qindra e mijra lundrime per 40 vjet.
Duke u thënë nendetseve tona se kanë qenë plehra , smë mbetet gjë tjeter veç tu them se ne jemi krenar që kemi sherbyer e lenë jeten tonë në ato nendetse ,e plehrat ti mbani per vehte.
Çdo gjë ka jeten e vet , ka lavdinë e krenarinë e vet siç kanë njerxit dhe armet. Shqiptari nuk e ka në nderin e tij të shajë armet, dhe krejt me të padrejtë! Që një ditë do hiqeshin nga perdorimi luftarak dihej siç janë hequr dhe adhtu siç dhe ne mosha do na largojë por per çka të mirë keni bërë ju e ça kinsiderate kanë per ju ,si ashtu dhe per armet dhe Nendetset mbeten në histori! Merrni mundimin e shihni filmin “Ballë per ballë”!!!
Nëse ishin plehra pse bëri gjithë atë luftë rusi ti merrte e mos të na i linte dhe këto të kater nendetset si në foto e tia jepte Egjyptit ato 8 të tjerat që mori nga Pashalimani dhe i ka pas per shumë e shumë vite në formacion luftarak Egjypti!!!
A e dini ju se në Pashaliman kanë qenë 12 Nendetse që dridhej Mesdheu, Europa e Flota e 6 Ametikane. Nëse nuk i dini nuk është turp, pyetni, jemi gjallë shumë nga ne nenujsat shqiptarë me emer të nderuar per aftësitë e Atëdhedashurinë per sakrificat e heroizmat e lundrimit nen ujë!
Janë gjallë e vital ish komandantet e komisaret që kanë komanduar e drejtuar nendetset per shumë e shumë vit : si Skender Doç, Petrit Myftiu, Beqir Gerbi, Jak Gjergji,

Tasim Meçe

,

AnastasAndrea Milaj

, Dervish Jaupi, Çapajev Smokthina , Bektash Petoshati, Ethem Hamzaraj, Bashkim Kryeziu, Mithat

Mitat Islamaj

e shumë breza të tjerë, janë gjallë e të fortë ingjinieret që kanë sherbyer në Nendetsee si

Viktor Pashko

, Valter Mero,

Sabri Çelmeta

,

Bujar Shtylla

,Bilbil Shele,

Avis Gjyshja

,

Gezim Dyrmishi

( të më falin ata që nuk po i permend) , janë gjallë me dhjetra kuadro oficer e nen/oficer, qindra e mijra detarë nga e gjithë Shqipëria që kanë sherbyer në nendetse gjatë 40 viteve , që kanë bërë histori sa me të drejtë quhet Epoka e Nendetseve Shqiptare!!

Dhe kur të lexojnë këto thëniet e ofendimet tuaja do ndjehen keq!
Kerkoj mendimin e gjithë nenujsave tanë : oficerë, nenificer , komandant e komisarë të lexojnë e të japin mendimin e tyre!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.