=VETERINARI DOKTOR E
============= DOKTORI SHEF !!!
=================
Që shumë kohë më parë kam degjuar
Se nga kush s’mbaj mend e them pa zor
Pas ca betejave në shtrat kish perfunduar
I sëmurë rëndë e dergjej një perandor!
Gjithë mjeket e ditur të perandorisë
Si mizat e dheut i shkonin per mjekim
I kish mbet ves prej të madhe lavdisë
Nuk u tregonte mjekëve ç’kishte per ankim!
Kot e më kot lodheshin doktoret
Pa tregu i sëmuri ç ‘kishte si kishin me e gjet
Mos vallë kështu e kanë gjithë perandoret
E pyesin mjekët ç’ke e ai u thotë: gjëje vetë!!??
I dhanë ilaçe shumë:recetë pas recete
Por shendeti sa vinte e bëhej më keq
E dinin se shpata e tij u rrinte mbi vehte
Dhe jeta e profesioni do u shkonin per dreq!
Një mik i perandorit tek shkoi me e pa
Ju lut ti sillte një mjek që e mbanin të mirë
I erdhi keq per mikun dhe sille i tha
S’hante as pinte veç rrinte shtrirë !
Dhe erdhi ai mjeku me çantë në dorë
I rëndonte si shpatë se ç’kishte me e gjet
Ju lutem më thoni: ça u shqetson o perandor
Nëse jeni mjek ,se ç’kam gjejeni vetë!
Dhe e vizitoi doktori mirë e lehtë
Pasi u bind se çka disa ilaçe i dha
Ju lutem merrini siç ua kam shkru në recetë
Pas dhjetë ditesh do vi prap per tu pa!
Dhe perandori i rregullt si gjithëmonë
Ilaçet njënganjë siç i tha mjeku i mori
Nga dita në ditë gjëndja per mirë po shkon
U ngrit nga shtrati, vdekjes i shpëtoi perandori!
Tek rrinte e mendonte se si sëmundjen ia gjeti
Si të tjerëve as atij asgjë nuk i tha
E thirri dhe se si e gjeti e pyeti
Çfarë di ti më shumë se ata që s’gjeten gjë?!
Dhe mjeku si me droje filloi t’i tregoi
Që ju u shëruat perandor ndjehem krenar
Unë jam mësuar të vizitoi ata që s’dinë me fol
Se unë s’jam mjek po jam veterinar!!!
U çudit perandori se ç’bëri kjo vaki
Dhe dhuratë pas dhurate filloi ti falë
Që nga kjo ditë perandoria le ta di
Që sot ti do jesh mjeku im personal!
Ky rast më solli në mënd ushtrinë tonë
Që këto ditë ka ndodh një ndryshim
Si shef shtabi i gjeneralëve u emrue një doktor
Dhe gjeneralet e lindur i nxoren në lirim!
Jo kurr, kurr nuk kisha parë e dëgjuar
Ministri civil e shefi shtabit doktor
Mos harroni se ushtria është per të luftuar
Per të luftuar e jo per krushq e dasmorë!
Kam njohur disa ministra e shefa shtabi
Që në luftë e stervitje kishin ec këmbàdorë
Në transhe e bunkera u qe grisur shtati
Se vinin nga lufta e stervitja jo nga laborator!
Se ushtria nuk është si çdo bisnes
Ushtria stervitet e pregatitet per luftë
Me urdher të atyre ushtari do vritet e vdes
Ata që drejtojnë luften të jenë trim mbi trima
Dhe frikacakun ta bëjnë të mos ketë tutë!
Ushtria shkon me luftuar jo neper spitale
Në vend të ilaçeve merr plumbat në ballë
Ndoshta s’duhet fare as frymëmarrja artificiale
Me shefa e komandant armikut ti thonë: Ndal !
Mëhill Marku
09.08.2020 18:05