18.5 C
Tiranë
E enjte, 12 Mars 2026

Prof.Eljaz Salja

C I L A ( silla) …?!
Një fjalë që ka hupë në fjalorin aktiv të gjuhës shqipe si shumë fjalë të tjera në kohen e sotme të zhvillimit global, që gjuha shqipe po ” pasurohet” me fjalë të reja, të huaja, të cilat, fatkeqësisht, nuk kuptohen nga shumica e popullsisë.Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, syze dhe E brendshme
Këtë fjalë e dëgjova për herë të parë kur ishe reth 5-6 vjeç, rreth viteve ..50.Ish këha kur fshatari kish marrë tokë, për herë të parë në ekzistencen e tijë, dhe punonte dritë me dritë për të siguruar jetesen,që t’i tepronte diçka si t’kish shlye detyrimet e shtetit.
Gratë nuk punonin në arë, veç punëve të shtëpisë e të oborrit.Rreth orës 9 ju dërgonin cilen burrave në arë( fushë): bukë të ngrohtë kollomoqi ( qethi)e sapo nxjerrë nga furra, të zhytur në shëllirë, e mbështjellë me garzë, që kishe dëshirë ta haje megjithë garzë; djathë lope, dhije apo deleje, kos, qëmësh, hirrë e ujë të frekët( nga truma apo pusi) perime e fruta të stinës.
Uleshin nën hijen e një peme e lënë kastile, ku rrahte flladi i freskët dhe ushqeheshin këndlshëm, shoqëruar me humor të improvizuar.Fatmirlsisht s’njihnin parti.Pinin nga një cingare dhe fillonin punën të freskuar.
Punonin deri në oren 12 fiks, që e përcaktonin me hijen e këmbës, uleshin përsëri në atë hije, që gratë tani sillnin dreken me të tjera ushqime, ku dominonte mishi me pilaf e byreku, plus të tjerave.
Këtë ritual po ndjek edhe unë në këtë kohë pademie.Çdo ditë në këtë orar, jo me punëtorë, por vetëm, jo nën hijen e pemës, por në tavolinë, këtu në verandë konsumoj CILEN.
Vëreni: djath, sallam, domate e kastraveca, rrush e fiq, hudhra, bostan etj.Shto këtu dhe një gotë raki që cila e 50-ës s’e pranonte.
Por edhe një libër në tavolinë duhet sot; atëherë s’kishte libër se cila hahej në fushë, megjithëse edhe në shtëpi s’kish libra.
E sot pra bashkë me cilen duhet edhe libri, se në të kundërt s’quhet CILË , por grazhd.
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, syze dhe E brendshme
Leke Imeraj, Naile Tagani dhe 154 të tjerë
36 komente
Pëlqej

Komento
Ndaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.