28.5 C
Tiranë
E mërkurë, 30 Korrik 2025

Niko Poet Gjiriti

ZGJUARËSI & KOMUNIKIM
Pasi mbaron shtërngata me bubullima, shkrepëtima dhe rrufe, ai që kërkon të falur për komunikim asht i ditur, inteligjent, ndaj duke falur tregon edhe një herë forcën e dinjitetit dhe së fundi në harresën e debateve për të gjetur mirëkuptimin në gërnadhat e tërmetit në dashuri, mbjell i pari lulen e lumturisë.
Gërmëtari..Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe fëmijë
PYETJE & MAT
Akoma edhe sot nuk po e gjej përgjigjen e duhur të pyetjes që më bëri vajza dikur, shumë vite më parë:-”O ba, kur mami e dinte që ishte kaq e pandershme pse më bëri mua dhe ti pse nuk gjete një grua të mirë për të më bërë. Si nuk u lodh duke i mbajtur këmbët gjithë jetën përpjetë?
Vo! Desha ti thosha, se kishte problem me qarkullimin e gjakut por e mbylla gojën se nuk do ta hante këtë varjant e zgjuara e babit.
Gërmëtari
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe jashtë
KONCEPT & FILOZOFI
Në martesat, si stacionet e jetës, mos ndaloni pa qëllim human për të shkulur zemër dhe nga gjethet që bien mos prisni dashuri, epoka jonë shoqërore asht vjeshtake.
Gërmëtari
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Zmadho
LARTËSI & GRUAJA ZONJË
Shpresëprerë tashmë si veteran në njohjen e grave them, me bindje se gratë zonja qëndrojnë më lart se burrat intelektualë, të cilave po ju dhe dorën të japin shpirtin. Nuk ka të bëjë me dhënie materiale por me atë shpirtërore që reflektohet respekti dhe mirënjohja, se nëse nuk i jep atë mjaltë dashurie do të të japë ëmbëlsinë e buzëqeshjes. Asnjëherë dashuria nuk mund të trajtohet si tregti unë të jap dhe nëse në një moment nuk jep çfarë ndodh. Mirënjohja shkon për të gjetur dëgjimin, jo dreqin dhe nëse ajo ndalon së dëgjuari dhe më tej, komunikimi ndalon. Gruaja zonjë ndjen dashuri për gjithçka dhe për këdo, sepse asht e përbrë nga dashuria, pa interes.
Gërmëtari
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz
NUK I BËRTITA PËR MIRËSJELLJE
U ngrit Nina herët, n’agim
pupla më si kishin mbetur
barku fryhej oh shqetësim
surati ishte pak i zverdhur
i lindi idiotes një mendim
pse mos dal nëpër mëhallë
që të bërtas pas qefit tim
t’marrin vesh jam me barrë
dëgjuan gjitonë në Selanik
dhe kokën e zunë me dorë
bërtiste Nina si në piknik
që t’jua fshehtëte dashnorë
jam me barrë me burrin tim
ajo bërtiti me javë të tëra
pse vall ta kish kët shqetësim
se me baxhon i hëngri vëra
në tha një mike Neta pe Korçe
mblija pak gruas se po le nam
s’bërtitëm kurrë ne kësaj bote
që u mbarsëm edhe me jaran
nuk i bërtita për mirësjellje
thashë koha do bëjë të sajën
do dilte sheshit me pjellje
kush e hodhi thellë murtajën
pa ç’pa nga fryrja e barkut
shkoi bëri fshehurazi abort
mos dilte doçi i baxhanakut
dhe babi t’më thosh me lot
hija e saj edhe në errësirë
duket ta ndjekë si abort
se gjen gjë atë qelbsirë
se dhe morti ka shum ndot
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.