14.5 C
Tiranë
E mërkurë, 29 Prill 2026

PO PRESIN TE DERA; O ALI AHMET!… 

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

PO PRESIN TE DERA; O ALI AHMET!…

Janë mësuar shumë keq disa, o i nderuari z. Ali Ahmet që shpirti iu del për pushtet.E dinë se kush janë ata?!… Besoj se ti e dinë shumë më mirë se unë. Po nëse nuk e di për dikend unë mund ta përkujtoj. Nuk është në mesin e këtyre ai djalë trimi që erdhi pas teje kur u dha kushtrimi. Jo, jo nuk është ai djalë, o Abaz Gjuka që futej në rrebeshe ku gjuheshin  granata…, e plumba.Disa prej këtyre që  dje  dhe sot të rrijnë   te dera, janë mësuar me tendera e që kurr nuk janë futur si shumë të tjerë nëpër beteja. Nuk është ky djali që ballë për ballë i doli tanksave për të luftuar e betejat për të i fituar atë beteja në luftë. Jo, jo nuk është ai djali që derdhi gjakun në vijë të frontit e që thithi erën e barotit. Disa që dikur të rrinin disa të tjerë edhe sot që të rrijnë te dera të ua japësh një copë pushtet dikur e shanin këtë djalin, shokët e tij, por edhe ty të shanin, sepse ua kishit prishur gjatë vitit 2001 rehatin. Ah, more z. Ali Ahmeti, more Abaz Gjuka shumë prej tyre që deri dje të përqafonin për të ju dhënë pushtet sot nuk i ke pranë teje, sepse kur i largove nga pushteti dhe nuk iu dhe më poste prej teje u larguan dhe të harruan. Po ta dish edhe një gjë mu këta sot të shajnë e të gjuajnë me gurë. Ai djali me plagë në trup kurr nuk të ka sharë dhe shokët e tij të idealit edhe pse kanë mbetur të harruar  e që mezi një kafshatë bukë fëmijëve ua sigurojnë në sofër.. Si ky djalë ka edhe disa të tjerë që kanë aq shumë vlerë, por vlerën dhe kontributin ua morën ata që për pushtet vrapuan pasi lufta kishte përfunduar.Shumë prej tyre që janë pasuruar, ty, o z. Ali pas shpine thikë të kanë mëshuar, por kanë shkelur edhe mbi gjakun e huaj duke u koruptuar, pasuruar dhe për asgjë tjetër nuk janë interesuar.Janë disa që janë mësuar gjithnjë të kenë poste në pushtet e tani, o Ali Ameti nëse nuk ju jep poste në pushtet do të u bie infrakti. Kaluan shumë vite dhe disa kur i largove i kuptove se sa ishin për komb dhe për ideal. Po, po tani i kuptove se ata edhe ty  të deshën vetëm për intres dhe kur disave ua more pushtetin menjëherë ta kthyen shpinën dhe i harruan të mirat tua, por edhe të popullit. Tani i nderuari z. Ali Ahmeti, o ti Abaz Gjuka do të shohësh edhe shumë të tjerë se sa të kanë dashur dhe pse të paskën dashur. E ai djali me plagët e pashëruara kurr nuk të ka dashur për interes edhe pse këta që silleshin rreth tij kurr nuk të kanë njoftuar për këtë djalin dhe ca shokë të tij që akoma iu rrjedhën plagët gjak mezi kanë siguruar një kafshatë buke për vete dhe për familjen në sofër, ndërsa këta shkelën mbi gjakun e tyre dhe i harruan njëherë e përgjithmonë. Disa dje të harruan edhe ty. Disa të tjerë do të harrojnë nesër ose…. ,kur të ua marrësh edhe atyre pushtetin.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.