20.5 C
Tiranë
E mërkurë, 29 Prill 2026

Seli Murati

Në sirtarin e shpirtit
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz
Ti pjesë e pandarë e zemrës sime
ëndërra ime më e bukur
nga flaka e syve tu ndizet zemra ime
tek buzëqeshja jote lundron shpirti im.
Tek buzët e tua prehet shikimi im
si melodia e bukur e një valsi i lumturisë
si agimet e mëngjesit si kaltërsia blu
që ta zgjon dashurinë,zemra të mban brënda saj.
Me pëshpëritjet e zemrës hapat e kohës ecim
të dy një ëndërr ruajmë thellë në brendësi,
aty ku dëshirat me ëndrrat shkëmbehen
sytë e tu sa bukur flasin,me shikime me godasin
Me sytë e lumturisë
kujtimet mes yjeve e hënës ndizen,
me fjalë dashurie folenë e dashurisë
më ndërtove, thellë në besim.
Deri sa bisedon me ëndrrën
tej detit mes valëve udhëtoj menduar
gjysma e zemrës vjen te ti…
dëgjoj dallgët e detit ,janë tingujt e zemrës.
Zemra më flet ,mos mbetem peng e ndjenjës
ti botën time ma vish me shpresë
si pranvera e lulezuar çel tek unë
shkëlqimi i syve të mi dashuri të sjell.
Kur ti bëhesh aromë verore,
si ëndrrat e natës me ngjyrat e yjeve
tej kaltërsisë sytë e mi magjepse
në shtrydhje kujtimesh gdhendin
më të bukurin kujtim.
Duke të dashur çdo çast e më shumë
në rrugën e zemrës
mjafton me sy të më kërkosh do jem aty
në sirtarin e shpirtit,
të mbaj si një poezi etjen të shuaj .
Seli Murati
4.09.2020
“”””””””””””””””
Mbi sytë e zemrës
Je diell i bukur mëngjesi
që puthjen e parë ma rrëmben,
je kujtim i paharruar
i viteve të jetuara larg!
Je syri bukur si deti blu i trazuar
që ndezin yjet çdo mbrëmje flakërojnë
mbi sytë e zemrës sa herë yjet i shikojmë!
që të dy atë çast një dëshirë mendojmë.
Me ëndërrat e bukura udhëve të pafundëme
sa fort më mban në thellësi të shpirtit ,
me ledhatime më ngre flladi yt qiejve të kaltër
kilometra larg më zgjon dashurinë
Mbi sytë e zemrës je vetë bota ime!
Seli Murati
18.08.2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.