Shkruar nga Ndue Dodaj
NJË JETË ME BISTURI NE DORE ME PASION DHE HUMANIZËM
Ndahet nga jeta në moshen 78 vjeçare kirurgia, bashkeshortja e te madhor Fadil Kraja , Zyliha Kraja.
Ne kete fotografi kam dale ne kohen qe sebashku me doktoreshen po planifikonim per ti festuar me madheshti 87 vjetorin e lindjes se te madhit Fadil Kraja, ku disa gjera po i banim per te qene surpriza dhe keshtu ndodhi.
Qe ne vitin 1963 ka punuar si kirurge pranë kirurgjisë së spitalt të Shkodrës e cila sherbeu ne pavjonin e kirurgjisë duke shënuar një rekord prej 57 vitesh pune profesionale.
Për merita të veçanta Dr. Zyliha Kraja është nderuar nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës me titullin “Qytetare Nderi”. Mbanë disa dekorata, urdhëra dhe medalje pune të cilat i atribohen për punën e shkëlqyer ndër vite dhe kontributin e saj që kanë lënë gjurmë në spitalin rajonal të Shkodrës.
Dr.Zyliha Kraja është një nga njerëzit e mëdhenj që do tu rezistojë kohrave si shembull i mirë i humanizmit .
Me kete rast i shprehi ngushellimet me te sinqerta e te perzemerta te gjithe te afermeve te saj.
I qoftë dheu i lehtë.
05 shtator 2020