13.5 C
Tiranë
E enjte, 30 Prill 2026

-Gjelina Keçi-

 

Sot 6 muaj fryma te la vlla 

Kjosh mirë me Zotin!

Pergjithmone do jetosh ne zemrat tona shpirt i motres ..Imazhi mund të përmbajë: 1 person, selfie dhe Zmadho

Gjysem viti pa ty vlla

N’pika t’lotit i kam numerua

Shpejt ike nga kjo dyrnja

N’zemer tone pergjithmonë ke me jetua

Lamsh n’grykë mbledhë merzia
U ba mot që sjena pa
Veç t’shoh n’kujtime t’mia
N’heshtje t’kjaj pa ba za
Nuk ka ditë që s’të mendoj
N’andrra m’vjen buzëqeshur mallë
Çuditesha pse gezon
Fituar universitet n’shtet t’huaj i yti djalë
Qava e gezove t’dyja bashkë
Yllë drite i pari ne mesime
Me nanë fisnike ,e sikur ti i mënçur vlla
Me shpirt t’gjithë i dhame urime
Unë të dua edhe prej atje
Kjo nuk është poezi por lot n’varg
Mungesa jote vlla m’vret
Shpirti m’ther se m’rrjedh n’gjak

-Gjelina Keçi-

Dt /9/9/ 2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.