19.5 C
Tiranë
E enjte, 31 Korrik 2025

Kristina Demiri Dojce

MIRËSINË E DUA KËMBËKRYQ NE CDO SOFËR
.Shpirti im lundron mes kaltërsive,,
ju kërkon sot mes katër horizonteve,
mes gjelberimit, dridhjet zemrës ia dëgjoj ,
e flas me ju,dashurine në pëllëmbë e mbaj ,
Dashurinë e madhe, që më ka zemra,
do ta mbuloj përherë me re të argjenda,
për të gjithë ju miq vec të mira dua të dëgjoj,
Agimi i lumturisë rrezet e zjarrta të lëshoj.
Kërkoj që për të gjithë në këtë botë,
shpirti njerëzor kurr’ mos të ketë shqotë,
mirësinë e dua këmbëkryq në cdo sofër,
të jemi miq të mirë dhe vëllezër e motër.
k@ dd
“””””””””””””””
RËNDËSIA E FJALËS
Kushtoi rëndësi fjalës, ka thënë i moçmi,
se fjala rëndon dhe shkatërron çdo gjë,
tek fjala e mençur mbahet i gjithë globi,
fjalët e lëshuara kuturu mbushin qiellin me re.
Fjala ka peshën e bukës, ka thënë njeriu,
të gjithë kemi një peshë që rëndojmë në tokë,
fjala e ngrohtë akujt e dimrave kudo shkriu,
nga fjalë mençuria ekuilibrin ruan kjo botë.
Rëndësia e fjalës së mençur kapërceu shekujt,
erdhi deri në ditët tona moderrne, e pa cënuar,
nuk u kalb, ashtu siç kalben trupat e vdekur,
sepse doli prej rrënjës nga fjalë e fisnikëruar.
Fisnikja u përcoll brenda dejeve të mençurisë
dhe u trasformua në shekuj, u kthye në vepër,
strategët e fjalës i dhanë kuptimin e filozofisë,
prej fjalës s’kërkuan ofiqe, por mbetën mbretër…
Rëndësia e fjalës ka peshën e të gjithë rruzullimit,
ka dritën e gjithësisë, peshën e çmuar të njerëzimit,
fjala e keqe ka peshën e një letre me nikotinë cigarje,
rëndësia e fjalës së mençur ka zemrën e maleve.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.